TV Mania

“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më të rinj në qytet

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2025

“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më

Adrenalinë, aventura, kamera të fshehta dhe sfida nga më të çuditshmet – ja çfarë mund të prisni nga “O me 3, O me 8”, emisioni më i ri online, prodhim i Andale Media. Djemtë e Andale-s (shpesh në shoqërinë e vajzave) mund t’i shihni jashtë studiove, jashtë normave dhe jashtë orbitës.


“Ne gjithmonë argëtohemi duke xhiruar. Urojmë që ju të argëtoheni duke na ndjekur.” – Fabio Çani, autor i programit.


Asnjë ide nuk është jashtë kufijve për djemtë e “O me 3, O me 8”. T’i kërkojnë njerëzve të fusin shokun e tyre në bagazh? Patjetër! Të vrapojnë tapë në maratonë? Pa problem! Të kalojnë natën jashtë, në mal, në mes të dimrit? Lart fare!

Njihuni me ekipin e çunave të çmendur:


Aldi

“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më
“Mos e thirr policinë!!!”


Kur ndizen kamerat, Aldi nuk njeh më asgjë përveç spektaklit. Kur ai ka një sfidë për të kryer, turpi dhe frika dalin jashtë loje. Nëse e shihni në rrugë, ai nuk është i çmendur, thjesht po bën prova për në emision.


Flori


“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më

“Do kamuflohem si një kafshë. Mjauuu…”


Jeni mësuar ta shihni në emisionin e sportit, por ai ka shumë më shumë për të dhënë. Superfuqia e tij? Të tregohet profesionist edhe në sfidat më idiote. Gjithmonë sjell karizëm, ide të reja dhe energji pozitive në ekran.


Eno “Messi”


“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më

“Ça ke që sheh si i keq?”


Eno nuk ka filtra. Gjithçka që ai mendon, e thotë me zë të lartë, si pas dhe para kamerës. Çun danoç 24 karatsh. Kur e shihni që po nis të flasë, largoni fëmijët dhe të moshuarit nga ekrani.


Xhastin


“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më

“Ritëm zemra, jepi ritëm!”


Nëse mendoni se e dini cila është lëvizja e radhës e Xhastinit, e keni gabim (jo për gjë, por nuk e dimë as ne). I paparashikueshëm dhe super energjik.


Benard


“O me 3, O me 8” – Njihuni me kokëkrisurit më

“Shifeni babën, t’ju mësoj si luhet ky sport.”


Benardi është përgjegjës për audiencën femërore të emisionit. Plot me vetëbesim dhe shpirt konkurrues, ai nuk i shmanget asnjë gare… sidomos kur bëhet fjalë për të fituar lekë.

 

Ja disa nga momentet më gallatë të “O me 3, o me 8”:


#1 U punojnë një rreng kalimtarëve dhe ata thërrasin policinë.

 

#2 Sillen si të çmendur në furgonin e Lezhës. Ja reagimet e pasagjerëve.

 

#3 Kalojnë një natë dimri në mal.

 

#4 Luajnë hapa dollapa për të fituar €1000.

 

#5 “Shesin pordhë” për të siguruar sa më shumë para.

 

Ndiqni “O me 3, O me 8” në Youtube-in e Andale Media. Episode premierë çdo të enjte, në orën 21:00.