Instagramming

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në “BBVA”: “Shpresoj të jetë lojë”

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2025

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, një bisedë mes Tirit dhe Aldos ka ngritur shumë pikëpyetje. Aldo e pyeti Tirin rreth një deklarate të mëparshme të tij, ku ai kishte thënë se i pëlqente një vajzë në shtëpi.

“Jo që më pëlqen një vajzë…” – u shpreh Tiri, duke shtuar më pas: “Mund të kem pëlqim.”

Kur Aldo e pyeti se për kë bëhej fjalë, Tiri me humor u përgjigj: “Kam një pikë të dobët për Rozana Radin.”

Aldo e quajti këtë një gënjeshtër, duke e shtyrë më tej debatin, ndërsa situata nuk mbeti pa reagime jashtë shtëpisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

E dashura e Tirit, Krisa, ka reaguar në rrjete sociale pas kësaj deklarate, duke thënë se nuk di ende si ta përjetojë këtë situatë.

“Ma keni dërguar shumë këtë video, më keni bërë tag. Nuk e kam ende një përgjigje për këtë gjë, pasi prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk di çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë,” – ka shpjeguar Krisa në Instastory.

Ajo shtoi se nuk mund të hedhë poshtë një lidhje për një fjalë të thënë brenda shtëpisë, duke nënvizuar se Big Brother është një lojë provokimesh dhe nervash. Megjithatë, ajo la të kuptuar që është e gatshme për t’u rikthyer në shtëpi për të sqaruar disa situata të mbetura pezull.


Nëse kjo do të ndodhë apo jo, mbetet për t’u parë në vazhdim.