Celebrity

Zoë Kravitz flet për herë të parë (ndryshe nga ç'pritej) për ndarjen nga Channing Tatum

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2025

Zoë Kravitz flet për herë të parë (ndryshe nga

Zoë Kravitz është mirënjohëse për udhëtimin personal dhe profesional që ajo dhe ish-i fejuari Channing Tatum bënë së bashku gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre.

Aktorja dhe regjisorja, foli për herë të pare për ndarjen e saj nga Tatum në një intervistë për ELLE, kur u pyet nëse ndarja e tyre ndikoi në mënyrën se si ajo ndihet për filmin e tyre “Blink Twice”.

Zoë Kravitz flet për herë të parë (ndryshe nga

“Aspak. Më pëlqen kjo gjë që kemi bërë së bashku dhe e kam shumë xhan atë," i tha Kravitz revistës për Tatum-in.

"Edhe kur thoni se sa e shkëlqyer është performanca e tij në film, më ngroh zemrën kur e dëgjoj dhe jam shumë e lumtur që ndodhi e gjitha."

“Ndihem shumë mirënjohëse që e patëm atë udhëtim së bashku”, shtoi ajo.

Kravitz dhe Tatum ndezën për herë të parë thashethemet për romancë  në gusht të vitit 2021, kur u panë së bashku në qytetin e New York-ut. Më pas, duke filluar nga shkurti i ardhshëm, çifti filloi të fliste për njëri-tjetrin në intervista.

Zoë Kravitz flet për herë të parë (ndryshe nga

Ata përfundimisht  u fejuan në tetor 2023, por e anuluan atë një vit më vonë sepse "ata e kuptuan se ishin në faza të ndryshme të jetës", tha një burim për PEOPLE në nëntor 2024.

Pavarësisht se ish-çifti e anuloi fejesën e tyre atë tetor, Kravitz, e cila i kishte propozuar tashmë rolin në film Tatum-it pasi, nuk e ndryshoi vendimin e saj duke vërtetuar marrëdhënien e mirë që ish-çifti ruan ende me njëri-tjetrin.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: People