Eja shohim pak Tv

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Lot nga sytë, gjak nga goja dhe shumë të bërtitura pamë dje vetëm nga Laerti sa për gjithë shtëpinë. Nata ishte e ngarkuar dhe ju paralajmërojmë se mund t'ju mbingarkojë dhe ju si ne mbishtimi i materialeve në atë shtëpi me hyrjet e reja. Paçi fat me kamerdaren logjike të mëposhtme:

#1. Darka e Laertit me Olën

Laerti darkoi me Olën po vetëm për këtë darkë nuk u fol dje në prime. Sigurisht, më interesante ishte e gjithë drama që shkaktoi ky veprim i ndërmarrë qëllimisht nga Laerti.

Si fillim, Valbona mobilizoi kordat zanore dhe nisi t’i numëronte Laertit një mijë e një të zezat që i kishte bërë duke u tallur me ndjenjat e saj deri afro një muaj më parë.

Egli nga ana tjetër, akuzonte gjithashtu Laertin që shtirej si një djalë xhentil, kur para pak kohësh ‘shikonte të nxirat në kofshën e saj dhe lëshonte epsh’.

Aldo ndërkohë po ndizet sepse është i zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar që po i vjen atij radha për të dalë nga shtëpia, ama dhe duke u përpjekur për të sulmuar Laertin, nuk i shpëtoi dot natyrës së tij analitike ndaj situatave, i paaftë për të krijuar një strategji loje.

#2. A është Laerti…Al Pacino?

Në këtë debat tjetër tërësisht të shmangshëm, Danja akuzon Olën se zgjodhi të hyjë si simpatizante e Laertit që në fillim sepse ka një moshë të caktuar (??) dhe mund të siguronte një vend të mirë në lojë.

Në vazhdën e të ngacmuarave nga Laerti ndërkohë u shtua dhe Loredana me Mikelën që thanë se shikimet e Laertit ishin më shumë se thjesht mirësjellje.

Tani, problemi nuk ishte pse Laerti doli Don Zhuan në vend të një burri të thjeshtë dhe të sjellshëm, por thjesht ai s’e ka privilegjin të flirtojë lart e poshtë se nuk është Al Pacino, tha dikush aty, kuptoni?

Ka të drejtë apo jo?

#3. Përçahet dhe Egli me Rozanën

Zakonisht një dashuri e zbukuron, ëmbëlson dhe e bën njeriun më tolerant ndaj të tjerëve. Fakti që Egli sulmon e sulmohet nga e gjithë shtëpia për situatën me Gjestin, është vetëshpjeguese.

Nga ana tjetër, vrasim mendjen nëse i dhembin shpatullat Rozanës që mban mbi supe dramat e çdo çifti dhe pseudoçifti të shtëpisë më të famshme. Si përfundim, edhe Rozana u lodh me dyshen Gjesti – Egli dhe e ndau mendjen që nuk merret më me ta. Dha dhe një mendim të fundit që mbetet i pandryshuar që nga i pari në fakt: Egli është e dashuruar dhe posesive, Gjestit nuk i intereson fare për të!

Ah, Rozana i përmendi motrën Eglit dhe kjo e fundit tha se nëse "Rozana bëhet xhind për motrën e saj, Egli bëhet Drakula". Ok, nga Super Saiyan në Drakula real quick

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UËTËFË SHOW by ANDALE (@uetefeshowbyandale)

Në puntatën e radhës, Egli shndërrohet në Winx Enchantix. 

#4. Sqarimi Egli – Rizarta

Rizarta doli më lojtare nga ç’mund ta prisnim! Veshur si Kate Hudson në "How to lose a guy in 10 days", në mos s’ia vodhi Gjestin Eglit (se nuk e ka patur kurrë), ia arriti qëllimit që t’i shtojë dhe një arsye më shumë mjerimit të saj në këtë dashuri të pamundur.

Siç thamë dhe këtu ndërkohë, Gjesti i bërë si një zog pushrozë dje, u ul dhe shijoi dhe një herë tjetër gjithë spektaklin e dy vajzave që zihen për të.

#5. Dënimi për skuadrën humbëse të lojës me litar

Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli dhe Rizarta dolën në televotim prej thyerjes së rregullave nga Egli. Egli i kërkoi ndjesë Tirit dhe Aldos, por djemtë s’ia pranuan. Deri të shtunën, njëri prej tyre bën mirë të përgatisë valixhet.

#6. Linja e jetës së Aldos

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

#7. Rikthehen 3 banorët

Amber, G Bani dhe Jozi ishin tre fatlumët e pritshëm që do t'i shohim sërish brenda shtëpisë. S'e dimë sa muaj ka ndërmend të zgjasë ky Big që sa vjen e i shton banorët në vend që të bëjë të kundërtën.

E paqartë ishte hyrja e ftohtë e të treve, a thua se po i fusnin me zor sërish brenda, po historia ka treguar që sjellje të tilla, strategjike qofshin, i kanë nxjerrë këta lloj banorësh sërish tek dera në një periudhë të shkurtër kohore.

Deri të shtunën, takohemi në të tjera drama të paparashikueshme. <3

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.