TV Mania

Gjesti flet për arsyen pse kaloi murin e shtëpisë së “Big Brother”

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2025

Gjesti flet për arsyen pse kaloi murin e shtëpisë së

Gjesti pati një moment të vështirë dhe vendosi të kalonte murin rrethues të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Të paktën kështu u shpreh ai teksa bisedonte me banorët.

“E pata një moment të vështirë. Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda, që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla,” tha Gjesti pasi në shtëpi mbërriti një zarf i zi për të. “I kërkoj falje Vëllait të Madh dhe krejt publikut që ndoshta u shqetësua për gjendjen time, por mirë jam. Pata një moment shumë të vështirë!”

Në lidhje me këtë situatë të pazakontë, produksioni sqaroi:

“Banorë, Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, që është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë! Të shtunën në live do të njoftohet për detajet dhe vendimin e marrë!”

Artikuj të sugjeruar: