Aurela Gaçe zbuloi pak, por mjaftueshëm informacione për të na bërë të mendojmë për programin e saj në Top Channel, 'AG show'. Me lajmërimin që nga fillimi i janarit se programi do të nisë së shpejti, të gjithë kemi qenë kuriozë për të ditur më shumë.
E pyetur nga moderatorët e 'Uëtëfë show', nga Andale Media, se për çfarë bën fjalë programi, Aurela u përgjigj:
“S’ma kanë dhënë lejen që ta zbuloj akoma. Do të ndodhë në Top Channel. Jo në një nga studiot e brendshme, por gjithë stafi i Top-it me stafin tim muzikor, jemi duke përgatitur diçka të bukur. Shpresoj që të mbajë publikun mbërthyer.”
Pra, pa patur lejen për të zbuluar shumë detaje, mund të hamendësojmë se programi mund të vijë në forma të reja dhe të paparashikueshme nga çfarë u tha.
Më tej, Aurela shtoi me humor duke na siguruar se do të na e paraqesë dhe këtë pjesë argëtuese të sajën, pasi nuk ka se si të jetë ndryshe një prodhim i saji.
Intervistën e plotë me të, e gjeni në videon e mëposhtme: