Celebrity

Shtohet misteri rreth Hackman dhe gruas së tij: Mund të kenë vdekur para një jave

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2025

Shtohet misteri rreth Hackman dhe gruas së tij: Mund të kenë

Legjenda e Hollywood, Gene Hackman, dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Neë Mexico të mërkurën, së bashku me një nga qentë e tyre.

Policia ka thënë se vdekja e aktorit, 95 vjeç, dhe gruas së tij 63-vjeçare kishin natyrë mjaft të dyshimtë për të kërkuar një hetim të plotë.

"Vetëm bazuar në trupin e tyre dhe prova të tjera, duket se kishin kaluar disa ditë dhe ndoshta edhe deri në disa javë nga vdekja e tyre.”, thanë autoritetet.

Arakawa u gjet pjesërisht e mumifikuar dhe u gjet i ngordhur pranë saj vetëm një nga disa qen që dyshja mbanin në shtëpi.

Nga ana tjetër, autoritetet nuk e kanë ende të qartë nëse dyshja vdiqën në të njëjtën kohë apo në ditë e orë të ndryshme, kjo pasi “nuk kishte asnjë indikacion se dikush po lëvizte në shtëpi ose po bënte diçka ndryshe, kështu që është shumë e vështirë të përcaktohet." 

Shtohet misteri rreth Hackman dhe gruas së tij: Mund të kenë

Si ndodhi ngjarja?

Mbetet e paqartë se si vdiqën Hackman dhe Arakawa dhe autoritetet po hetojnë rrethanat.

Për të dy u kërkuan teste toksikologjike dhe monoksid karboni dhe autoritetet janë ende në pritje të rezultateve. Autoritetet, po ashtu, nuk gjetën shenja të një rrjedhjeje gazi ose helmimi të monoksidit të karbonit.

“Rrethanat rreth vdekjes së dy individëve janë mjaft të dyshimta në natyrë dhe kërkojnë hetim të plotë”, thuhet në deklaratë.

Shtohet misteri rreth Hackman dhe gruas së tij: Mund të kenë

Kur u gjetën?

Një punonjës ishte në rezidencë të mërkurën dhe vuri re se çifti nuk ishte në shtëpi, gjë që me sa duket ishte e pazakontë. Punonjësi kontaktoi një oficer sigurie, i cili shkoi në shtëpi dhe zbuloi çiftin e pajetë.

Një burrë që e përshkroi veten si portier telefonoi policinë për të raportuar ngjarjen po ashtu, sipas audios së telefonatës. Ai tha se dera ishte e mbyllur dhe nuk mund të hynte, por pa nga dritarja se viktimat nuk po lëviznin. Dy punonjës të mirëmbajtjes thanë se gjetën derën e përparme të çiftit të hapur kur shkuan për të kontrolluar banesën, sipas deklaratës.

Shtohet misteri rreth Hackman dhe gruas së tij: Mund të kenë

Ku u gjetën?

Oficerët e gjetën trupin e gruas në dyshemenë e një tualeti, sipas deklaratës. Një shishe e hapur ishte në banak me pilula "të shpërndara përreth". Nuk është e qartë se çfarë lloj pilulash ishin. Më pas ata gjetën qenin e ngordhur. Ndërsa asistentët po pastronin shtëpinë, ata gjetën Hackman në një dhomë të vogël të shtëpisë.

Dy qen të tjerë u gjetën të gjallë në pronë. Njëri ishte në tualet dhe tjetri jashtë shtëpisë.

Artikuj të sugjeruar: