Instagramming

Rovena Stefa i rikthehet konfliktit me Rozana Radin: "Krenohet se më ka rrahur"

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2025

Rovena Stefa i rikthehet konfliktit me Rozana Radin: "Krenohet se më

Rovena Stefa ka ripostuar një intervistë të hershme të Rozana Radit, ku kjo e fundit tregon konfliktin që dyshja kanë pasur. Në videon e ripostuar në Instastory, Rozana tregon se si është zhvilluar ngjarja, duke dhënë detaje mbi konfliktin fizik mes dy këngëtarëve, si dhe prerjen e flokëve.

Në intervistë, Rozana përshkruan konfliktin, duke thënë se e ka rrahur Rovenën dhe më pas i ka dhënë valium për ta vënë në gjumë dhe prerë baluket.

“Nuk e kam rrahur në gjumë, por e kam rrahur në këmbë. Pastaj e vura në gjumë për t’i prerë baluket.”, tha ajo.

Kjo intervistë është bërë virale së fundmi, duke sjellë edhe këtë reagim nga Rovena.

“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rrahur Rovena Stefën. Plus asaj, e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në videon e ripostuar nga këngëtarja.

Rovena Stefa i rikthehet konfliktit me Rozana Radin: "Krenohet se më

Ngjarja ka ndodhur shumë vite më parë, ndërsa motivet e këtij konflikti nuk janë zbuluar kurrë nga asnjëra prej dy artisteve.

Megjithatë, dukej se kjo ishte një histori e lënë pas, pasi dyshja ndiqeshin në rrjete sociale njëra-tjetrën, duke lënë të kuptohet se i kishin sheshuar konfliktet mes tyre. Por, hyrja në "BBVA" e Rozanës ka risjellë në vëmendje këtë histori.

Artikuj të sugjeruar: