Celebrity

Ndahet nga jeta Carl Dean, bashkëshorti i Dolly Parton dhe njeriu që frymëzoi "Jolene"

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2025

Ndahet nga jeta Carl Dean, bashkëshorti i Dolly Parton dhe njeriu që

Carl Dean, bashkëshorti i Dolly Parton dhe njeriu pas hitit të famshëm Jolene, ndërroi jetë të hënën. Ai ishte 82 vjeç.

“Carl dhe unë kaluam shumë vite të mrekullueshme bashkë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që kemi pasur për më shumë se 60 vjet. Faleminderit për lutjet dhe ngushëllimet tuaja,” shkroi Dolly Parton në një deklaratë.

Dolly Parton u njoh me Carl-in jashtë një lavanderie ditën që ajo u shpërngul në Nashville, kur ishte 18 vjeç.

“U befasova dhe isha e lumtur që, teksa më fliste, ai më shihte në sy (diçka e rrallë për mua),” e ka përshkruar Dolly takimin. “Ai dukej vërtet i interesuar të mësonte se kush isha dhe çfarë më pëlqente.”

Ndahet nga jeta Carl Dean, bashkëshorti i Dolly Parton dhe njeriu që

Ata u martuan dy vjet më vonë në një ceremoni të vogël në Ringgold, Georgia.

Dean, një biznesmen që kishte në pronësi një kompani asfaltimi në Nashville, iu shmang vëmendjes së publikut pavarësisht famës së gruas së tij. Ata e mbajtën marrëdhënien private për dekada me radhë, aq sa Dolly Parton tha për Associated Press në 1984:

“Shumë njerëz thonë se nuk ekziston ndonjë Carl Dean, se ai është thjesht dikush që e kam sajuar për t’i mbajtur të tjerët larg meje.”

Ndahet nga jeta Carl Dean, bashkëshorti i Dolly Parton dhe njeriu që

Hiti klasik i Parton, “Jolene” , kënga e vitit 1973 u frymëzua nga Dean. Ajo shpjegoi në vitin 2008 se e kishte shkruar këngën për një arkëtare banke që flirtonte me burrin e saj dhe dukej se kishte interes për të.

“Ajo kishte një pëlqim të tmerrshëm për bashkëshortin tim. Dhe atij i pëlqente të shkonte në bankë sepse ajo i kushtonte shumë vëmendje. Ishte si një shaka mes nesh – kur i thosha: 'Ore, po kalon shumë kohë në bankë. Nuk më duket se kemi aq shumë para.’ Pra, në thelb është një këngë krejt e pafajshme, por tingëllon sikur s’është e tillë.”

Parton tha gjithashtu se burri i ndjerë ishte shtysa për albumin e saj “Rockstar” të vitit 2023.