Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Ato janë gjithmonë aty për të na binduar se asgjë nuk është bërë gabim dhe rrjedhimisht na “pastrojnë ndërgjegjien”.
Këtyre personave duke se iu drejtohemi kur kemi nevojë për këshilla jo-gjykuese, veçanërisht kur ajo që duam të diskutojmë është përtej kufijve tonë ose mjaft aventureske. Sigurisht, ata nuk do gjykojnë, por do e konsiderojnë si një aventurë të guximshme.
Sipas astrologjisë, këta njerëz ka të ngjarë t'i përkasin shenjave më mendjehapura të horoskopit, të cilat janë si më poshtë - me një që fiton titullin e shenjës më mendjehapur nga të gjitha.
Shigjetari
Shigjetarët janë të njohur për natyrën e tyre aventureske dhe dashamirës të udhëtimeve. Falë pasionit të udhëtimeve, ata njohin kultura të reja dhe njerëz të ndryshëm. Shigjetarët vazhdimisht përpiqen të zbulojnë diçka të re dhe duan biseda që zgjerojnë horizontin e tyre. Ata janë të hapur ndaj ideve jo shumë të zakonshme dhe çdo gjë të re e shohin si një mundësi për të përfituar njohuri dhe aventura në jetën e tyre.
Peshqit
Mund t'ju duket e çuditshme, pasi Peshqit i kemi lidhur me ndjeshmërinë dhe ëndërrimin, por ata që i përkasin kësaj shenje nuk duan të lëndojnë ndjenjat e askujt, prandaj nuk gjykojnë. Si një shenjë uji, ata perceptojnë emocionet e të tjerëve dhe kanë ndjeshmëri të fortë, kjo është arsyeja pse ata mund të mendojnë ndryshe dhe "hapur". Nëse jeni me ta, nuk duhet të keni frikë nga kritikat.
Ujori
E keni marrë me mend, në krye të listës së shenjave më mendjehapura të horoskopit është Ujori. Përfaqësuesit e kësaj shenje njihen edhe për inteligjencën dhe shpirtin e tyre të lirë. Qëllimi i tyre në jetë është të mësojnë vazhdimisht diçka të re, të shtyjnë kufijtë, të rebelohen dhe kështu të ndihmojnë veten dhe të tjerët. Ata duan çdo gjë të pazakontë dhe do të jenë të parët që do t'i thonë "po" një propozimi të minutës së fundit për një udhëtim. Ata pëlqejnë të jenë ndryshe dhe nuk do të befasohen lehtë nga diçka, ndaj nuk do të të gjykojnë.
Burimi: Marie Claire