Spektakli i kësaj të marteje në “Big Brother VIP Albania” ka nisur në një mënyrë krejt të pazakontë. Moderatori Ledion Lico është futur brenda ambienteve të shtëpisë për t’i komunikuar një mesazh të rëndësishëm një prej banorëve, G Banit.
Babai i G Banit ka shfaqur probleme shëndetësore së fundmi, ndaj familjarët e tij kanë kërkuar që ai t’iu qëndrojë pranë në këto momente të vështira, duke ia përcjellë mesazhin përmes produksionit. Si pasojë, këngëtari la garën menjëherë, duke u larguar përfundimisht nga “BBVA”
Keni kaluar disa ditë jo dhe fort të mira për shkak të gripit, por më vjen mirë që jeni të gjithë mirë. Sonte duhet të vija brenda për dikë prej jush që duhet t’ia thoja vetë. Nuk është shumë e rëndë. G Bani duhet të të them diçka.
Mamaja me vëllanë më pas na thanë se ka kaluar ishemi celebrale, gjendja është e stabilizuar, doktorët kanë thënë që gjendja është e stabilizuar, por mami dhe vëllai kanë kërkuar duke e ditur se sa shumë dëshirë ke ti ta vazhdosh këtë përvojë, ti e di familja është shumë e rëndësishme, ndaj në këto momente duan të të kenë afër.”, komunikoi Ledioni.
G Bani u përshëndet me banorët, të cilin e përcollën së bashku me Ledionin.
View this post on Instagram