Mbrëmja nisi me një lajm të keq për G Banin, por the show must go on! Ndërkohë, s’mund të rrimë pa menduar se produksioni na lexon, sepse prime-i dje ishte më i shkurtri ndër të gjithë dhe jemi shumë mirënjohës për këtë. Ja momentet më të rëndësishme:
#1. Një fjalë: “Kafe”. Për kë po flasim?
Vrasim mendjen nëse Rozana me Laertin kujtojnë se po trazojnë gjithë shtëpinë dhe mendjet e shqiptarëve me muhabetin e numrit të kafeve që kanë pirë ata të dy. Sinqerisht, biem dakord të gjithë se NUK NA INTERESON FARE, jo më të paktën, sepse është diçka që po përsëritet për kushedi të satën herë.
Kësaj radhe ishte Gerta e interesuar të jepte vlerësimin e saj për vërtetësinë e kësaj marrëdhënieje dhe me pak fjalë ajo mendon se të dy janë miq dhe e kanë lojë marrëdhënien që kanë krijuar brenda shtëpisë. E mërzitshme, e dimë.
Jo aq e mërzitshme është marrëdhënia mes Rozanës dhe Nedës ndërkohë, që pa dyshim kanë sjellë gjëra nga jashtë për njëra-tjetrën që nga fillimi, me Nedën që e nisi një zinxhir të tillë në fakt. E dimë dhe këtë që s’është etike të ndodhë, por të paktën na zgjoi nga gjumi që po na zinte.
#2. Oh jo! Gerta dhe Amber prishin miqësinë
Amber hyri me përshtypje të kundërt nga Gerta për miqësinë e tyre të mëparshme. Gerta i vuri në dukje “ftohtësinë” dhe nisën debatet. Dhe ndërsa shumë do të donin të ishin miq të Amberit, pak do të guxonin ta bënin qëllimisht armiq prej batutave të saj të hidhura ndaj personave që nuk pëlqen.
Ndoshta Amber turfullon që Gerta e konsideron miken e vet, se një herë e një kohë kur ajo ishte brenda shtëpisë deklaronte se ishte elektron i lirë dhe sërish do të bëhet pol i tretë, a i katërt pa u fshehur nën hijen e dikujt tjetër.
#3. Diskutojmë -flërtin- mes Jozit dhe Olës
Kryengritja e Loredanës e bëri trimin Joz të heqë menjëherë dorë nga ajo lidhje që jemi të sigurt që ai donte të mos kishte nisur kurrë gjithsesi. Ola tha ndjej për të, e ndjej që është e dyanshme dhe në fakt Jozi po dukej më i çliruar më në fund, ndoshta edhe sepse do të bëjë xheloze Loredanën, po këtë s’dimë ta bëjmë fakt.
Jozi vazhdon të mos dijë të flasë në prime, por vetëm të nënqeshë duke ia hequr trurin veçanërisht Arbrit. Siç tha dhe Neda, shpresojmë të mos jetë duke thurur plan hakmarrjeje ndaj Loredanës sepse fatkeqësisht vetëm ajo vazhdon të befasohet duke u lënduar nga veprimet e Jozit.
#4. Nishani.
Urime çifti i konfirmuar! Ose jo… Ikën ditët e -flërtit- tani dhe Egli me Gjestin po fillojnë të bëjnë biseda njerëzish të martuar, nga ata që u ka ardhur në majë të hundës nga njëri-tjetri.
Imagjinoni të ndërpresë lidhjen Gjesti për nishanin; e para: shumë për të qeshur, e dyta: jo e papritshme.
#5. Historia e Kelly-t dhe surpriza nga djali
Do qani, kaq po ju themi!
View this post on Instagram
#6. Televotimi
Gjesti thyen një kuti emergjence dhe nxorri gjithë shtëpinë në televotim, duke bërë veten imun deri në prime-n tjetër. Pak veprim i paarsyeshëm, po kemi parë dhe më keq. Shihemi të shtunën tjetër. :)
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.