TV Mania

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Mbrëmja nisi dje me një performancë rrëqethëse nga vajzat e shtëpisë. Për mirë apo për keq, këtë s’po e themi. Siç e do zakoni, shikoni momentet më të rëndësishme të prime-it të renditura më poshtë.

#1. Largimi i Eglit

Me daljen e Eglit, GJITHË shtëpia iu hodh në kokë Gjestit për faktin se mbante përgjegjësi për gjithë ngarkesat e saj emocionale që çuan pjesërisht dhe në largim. Ndoshta banorët u solidarizuan me rast 8 Marsi, po sërish s’e zhbën kjo hipokrizinë e treguar.

Fatkeqësia më e madhe tani është që Gjestit do t’i duhet të flasë vetë për të mbrojtur veprimet e tij, gjë për të cilën vuan pakëz në përgjithësi. “S’jam krejt i pastër” tha Gjesti duke pranuar që i ka shkaktuar ngarkesë emocionale Eglit, ama duke pranuar gjithashtu se nuk mbante përgjegjësi për reagimet e saj.

#2. “Largimi” i Gjestit

Shumë largime nga shtëpia së fundmi, po jemi mësuar dhe me rikthime të shumta. Gjesti takoi gjithë shtëpinë duke thënë se do largohej dhe shkoi u fsheh në lavanderi derisa pa që askush s’e vuri ujin në zjarr për të. Kur e mendon, më mirë që s’doli vërtet Gjesti se më çfarë çapkënllëqesh do mbahej prime-i pastaj.

Gerta gjeti stilin dhe po e lufton Gjestin, kurse Rozana me të vërtetë siç tha Bona, kishte pritur largimin e Eglit për t’u afruar dhe më shumë me të.

#3. Kutia e Pandorës për Gertën

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Zarfi i bardhë: Surprizë nga vjehrra. Zarfi i zi: Dërgimi në televotim i tre banorëve brenda natës: Rozana, Laerti, Amberi. Pjesë e televotimit ishte dhe Valbona sepse nëse e mbani mend nga vendimet që mori Gjesti, ata janë një lojtar i vetëm brenda shtëpisë.

#4. U thartuan Rozana me Laertin

Vazhdojmë me dinamikën më të mërzitshme të “Big”-ut. Rozana tani e gjeti të ofendohet pse është konsideruar një lojtare e vetme me Laertin dhe filluan debatet e kota.

Mesa duket Laerti u prek dhe nga afërsia e Rozanës me Gjestin, prej nivelit të këtij të fundit, që nuk i afrohet nivelit të tij e për rrjedhojë s’mund të bëhet zëvendësuesi i tij në raport me Rozanën. Mirëpo, një fjalë të saktë e tha dhe Gjesti, duke u shprehur se “Laerti veç këtë lojë ka: Rozana – Valbona”.

#5. Surpriza për Laertin

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

#6. Telenovela Loredana - Jozi

Kujt ia priste mendja që rikthimi i Jozit do ishte kaq i dobishëm. Për Loredanën domethënë. I kemi parë gjithë batutat e Loredanës sepse janë bërë virale nëpër rrjete, megjithatë e vërtetë është që nuk harron ndonjëherë të kthehet te vetja e saj e së shkuarës sepse dje e pamë sërish pak të lënduar prej Jozit. U bë pak i mërzitshëm dhe ky trekëndësh me pak fjalë.

#7. Eliminohet Amber

Nuk ishte ide e mirë të tregohej e ashpër me Gertën kur u rikthye mesa duket.

#8. Debati Vserlo – Kelly

“Ke shitur familjen për klikime,” i tha Vserlo Kelly-t dhe një lojë fëmijësh nisi midis të dyve duke injoruar totalisht ndjeshmërinë e madhe me të cilën duhen trajtuar të tilla situata, sepse në të kundërt normalizohen dhe banalizohen, siç edhe ndodhi.

#9. Televotimi

Dalin gjithë djemtë në televotim, si për “festë”. Shpëtohet vetëm Kelly prej vajzave. Suksese çunave dhe Valbonës që është një me Laertin dhe bashkë shihemi në një prime (me shpresë) më të shkurtër të së martës.