Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli ndërpret furnizimin me energji elektrike në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli njoftoi të dielën se do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Gaza. Vendimi vjen pas ndërprerjes së të gjitha furnizimeve me mallra në territorin palestinez të shkatërruar nga kriza humanitare e javës së kaluar.

Izraeli javën e kaluar ndërpreu të gjitha ndihmat në territorin e mbi dy milionë banorëve, duke kërkuar të shtyjë grupin militant që të pranojë një zgjatje të fazës së parë të armëpushimit mes tyre. Kjo fazë përfundoi fundjavën e kaluar. Izraeli dëshiron që Hamasi të lirojë gjysmën e pengjeve të mbetura në këmbim të premtimit për të negociuar një armëpushim afatgjatë.

Mark Carney do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mark Carney do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë, pasi Partia Liberale në pushtet e zgjodhi si udhëheqës të dielën për të zëvendësuar Justin Trudeau.

Trudeau dha dorëheqjen si kryeministër më 6 janar, pasi problemet e brendshme u rritën, duke ulur popullaritetin e tij në vend. Ai ishte zotuar të qëndronte në pushtet derisa partia e tij të zgjidhte një udhëheqës të ri për ta zëvendësuar.

Udhëheqësi kanadez u vu nën presion, pas partia humbi besimin tek ai, duke ulur dhe besueshmërinë te qytetarët.

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut drejt përmirësimit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut po përmirësohet duke reaguar pozitivisht ndaj trajtimit pas tre javësh shtrimi në spital.

Po ashtu, në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit thuhej se Papa kishte "përgjigje pozitive ndaj terapisë" dhe një "përmirësim të lehtë dhe gradual" pas episodeve të insuficiencës së rëndë respiratore që pati të hënën.

Sipas Vatikanit, përmirësimi lidhet me funksionimin më të mirë të shkëmbimit të gazrave në mushkëri dhe oksigjenimin e gjakut. Megjithatë, rreziku për një tjetër krizë të frymëmarrjes ekziston ende.

SHBA: “Ukraina është gati të ecë përpara me kërkesën e armëpushimit”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Administrata Trump beson se lidershipi i Ukrainës është “gati të ecë përpara” me kërkesën e SHBA-së për një proces armëpushimi me Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, do të mbërrijnë në Arabinë Saudite për bisedimet e së martës me homologët e tyre ukrainas.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj homologut të tij ukrainas për të pranuar kërkesat për një armëpushim të shpejtë me Moskën - por pa ndonjë garanci sigurie nga SHBA.