Celebrity

Rrjeti po zien: Hailey pëlqen videon tallëse për Selena-n?

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2025

Rrjeti po zien: Hailey pëlqen videon tallëse për Selena-n?

Pikërisht kur menduat se drama Hailey Bieber dhe Selena Gomez i përkiste historisë, një teori e re në TikTok është shfaqur për të vërtetuar të kundërtën.

Një përdoruese e TikTok akuzoi Hailey se kishte pëlqyer një video tallëse rreth Selena-s dhe të fejuarit të saj, Benny Blanco. Përdoruesja shpërndau një foto që sipas saj tregon se Hailey ka pëlqyer videon, e cila le të themi nuk është aq dashamirëse ndaj këngëtares.

Dhe aq u desh! Interneti bëri punën e tij dhe video u bë virale, me shumë njerëz që si zakonisht u ndanë në dy kampe, një pjesë duke mbrojtur Selenën dhe një pjesë Hailey. Normalisht, komentuesit nxitën një raund tjetër spekulimesh për armiqësinë në disatancë të Hailey-t dhe Selena-s. Shumë komentues pretendonin se partnerja aktuale e Justin Biber vijonte të ishte e fiksuar me ish-të dashurën e tij, Selena Gomez.

Reagimi i Hailey

Rrjeti po zien: Hailey pëlqen videon tallëse për Selena-n?

Përpara se thashethemet të përhapeshin më tej, menaxheri i Hailey reagoi duke mohuar pretendimet.

"Kjo nuk ka ndodhur kurrë," i tha ai Page Six, duke e konsideruar si një akuzë të rreme.

Ka kaluar kohë që kur Selena dhe Hailey u takuan për herë të parë dhe pozuan me njëra-tjetrën, si për të treguar se mes tyre nuk ka asnjë armiqësi. Edhe pas atij momenti të paqes publike, fansat ende vëzhgojnë dhe shpërndajnë çdo lëvizje të dyshes.

Rrjeti po zien: Hailey pëlqen videon tallëse për Selena-n?

Artikuj të sugjeruar: