George Clooney ka bërë një ndryshim të madh në pamjen e tij, duke lyer flokët dhe mbuluar thinjat. Aktori 63-vjeçar është shfaqur me look-un e tij të ri pak ditë më parë në New York, ku është parë duke drekuar me bashkëshorten.
Ky ndryshim duket se lidhet me përgatitjen për debutimin e tij në Broadway, ku do të luajë në veprën “Good Night, And Good Luck”. Kjo vepër është e bazuar në filmin e vitit 2005 me të njëjtin titull, por këtë herë do të vijë në një formë tjetër, si një vepër teatrale.
Më herët, aktori theksoi se familja e tij ishte shumë e emocionuar me ndryshimet që ai do të bëjë në pamje, veçanërisht bashkëshortja e tij.
“Gruaja ime do ta urrejë pamjen time të re, sepse asgjë nuk të bën të dukesh më i vjetër se një burrë i moshuar që lyen flokët e tij”, tha Clooney për New York Times në shkurt. “Fëmijët e mi thjesht do të tallen me mua pa pushim”, shtoi ai.
Në shfaqjen "Good Night, and Good Luck", Clooney luan Edward R. Murrow, gazetari që sfidoi senatorin Joseph McCarthy. Deri në fund të muajit të kaluar, aktori ruante ende ngjyrën e tij natyrale të flokëve, edhe pse në një dalje të tij të fundit në New York ai mbante veshur një kapele.
Por, paparacët kanë mundur të shkrepin një foto, ku ai shfaqet me flokët e reja dhe i veshur me një xhaketë lëkure. Mund ta themi: duket seksi, por jo aq sa më parë.
Artikuj të sugjeruar: