Celebrity

Ne-Yo na prezantoi me krenari 4 të dashurat e tij: 'Jemi shumë të lumtur'

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2025

Ne-Yo na prezantoi me krenari 4 të dashurat e tij: 'Jemi shumë

Shkëputur nga saga e çmendurive amerikane: Ne-Yo nuk ka turp për stilin e tij poliamoroz të jetesës.

Duke postuar në Instagram gjatë fundjavës, këngëtari e "Miss Independent" i prezantoi fansat me katër vajzat me të cilat është aktualisht në një lidhje, duke u kërkuar kritikëve të "thonë diçka të bukur" ose "të vazhdojnë" jetën e tyre.

“Meqenëse bota është kaq e intriguar, mendoj se duhet t'i prezantoj dashuritë e mia siç duhet,” ka shkruar ai në mbishkrim.

Ne-Yo na prezantoi me krenari 4 të dashurat e tij: 'Jemi shumë

Këngëtari, 45 vjeç, shtoi se çdo e dashur ka një pseudonim - Cristina shkon me "Pretty Baby", Moneii është "Phoenix Feather", Williams është "Sexy Lil' Somethin" dhe Hill "Twin Flame".

Ai e mbylli titullin e tij duke shkruar: “Jemi shumë të lumtur.”

Edhe pse është hera e parë që Ne-Yo konfirmon publikisht statusin e lidhjes së tij me katër të dashura, ai ka ndarë më parë foto dhe video me të gjitha gjatë muajit të fundit.

Tre nga to – Cristina, Moneii dhe Hill – madje i referohen njëra-tjetrës si “gratë” dhe kanë një llogari në Instagram kushtuar marrëdhënies së tyre me Ne-Yo.

Ne-Yo na prezantoi me krenari 4 të dashurat e tij: 'Jemi shumë

E emëruar @the.mrs.lefts, llogaria përmban foto të të treve me Ne-Yo, duke festuar së bashku.

Ndërkohë, Williams, e cila është një nga kërcimtarët rezervë të Ne-Yo-s, nuk ka postuar me gratë e tjera, por vetëm me këngëtarin.

Ne-Yo na prezantoi me krenari 4 të dashurat e tij: 'Jemi shumë

Ne-Yo më parë mbrojti vendimin e tij për të qenë në një lidhje poliamoroze gjatë një interviste të 20 shkurtit në "Rickey Smiley Morning Show".

"Unë nuk po manipuloj askënd, nuk po i laj trurin askujt, nuk po gënjej askënd," tha ai në atë kohë. “Kështu është puna. Më pëlqen njëra, por më pëlqen tjetra, edhe tjetra edhe tjetra. Nëse je ‘OK’ me këtë gjë, do t’ia kalojmë shumë mirë,” shtoi ai.

Përpara lidhjes së tij poliamoroze, Ne-Yo ishte i martuar me Crystal Renay nga viti 2016 deri në vitin 2022. Ish-çifti kanë tre fëmijë së bashku.

Ai ka dhe katër fëmijë të tjerë me dy partnere të ndryshme, me një total prej shtatë fëmijësh. Ne-Yo tregoi se fëmijët e tij janë të vetëdijshëm për statusin e marrëdhënies së tij.

Burimi: Page Six