Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina do të propozojë marrëveshjen e armëpushimit në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një delegacion ukrainas do të takohet me kryediplomatin amerikan në Arabinë Saudite për t'i dhënë fund luftës 3-vjeçare me Rusinë.

Delegacioni do të propozojë një armëpushim që përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë, si dhe lirimin e të burgosurve, thanë të hënën dy zyrtarë të lartë ukrainas.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, i thanë Associated Press se delegacioni ukrainas është i gatshëm gjatë bisedimeve të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për aksesin në mineralet e rralla - një marrëveshje që presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kërkuar me ngulm.

Moska goditet nga një sulm masiv me dron

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zyrtarët lokalë raportuan një sulm masiv me dron në rajonin e Moskës, përpara bisedimeve të tensionuara për t'i dhënë fund luftës midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Arabinë Saudite.

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur gjatë natës në Moskë dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët lokalë.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se viktimat ishin në qytetet Vidnoye dhe Domodedovo, të vendosura jashtë kryeqytetit. Janë dëmtuar edhe shtatë banesa.

Parlamenti i BE-së do të hapë zyra të reja në Moldavi dhe Shqipëri

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Parlamenti Europian miratoi krijimin e zyrave të reja ndërlidhëse në Moldavi dhe Shqipëri të hënën (10 mars), mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë po dobëson lidhjet e BE-së me Europën Lindore.

Byroja, e cila është një organ administrativ i Parlamentit Europian "mori parasysh faktin se, për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ishte e vështirë të mbulohej Moldavia dhe vendet e tjera të Partneritetit Lindor, ndaj zgjidhjet alternative do të duhej të konsideroheshin", thuhet në dokument.

Parlamenti Europian ka zyra ndërlidhëse në të gjithë BE-në dhe disa në vendet jo-BE për qëllime strategjike.

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, jashtë rrezikut për jetën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vatikani ka publikuar një buletin të ri mbi gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, duke njoftuar se ai ka shfaqur përmirësime. Ky progres është konfirmuar nga analizat e gjakut, vlerësimet klinike dhe përgjigjja pozitive ndaj terapisë medikamentoze. Për këtë arsye, mjekët kanë vendosur të shpallin fundin e prognozës (mjekët nuk e konsiderojnë më situatën si kritike).

Megjithatë, për shkak të kompleksitetit të gjendjes së tij shëndetësore dhe infeksionit të rëndësishëm me të cilin u shtrua në spital, Papa Françesku do të vijojë qëndrimin në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.