Instagramming

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me njëra-tjetrën

Shkruar nga Anabel

11 Mars 2025

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, dhe Blerina Kelmendi, motra e Gjestit, janë përplasur virtualisht pas një deklarate te Xhenetës në “E Diell”.

Gjithçka nisi kur Xheneta komentoi banorët e shtëpisë. Ajo mbështeti Eglin dhe ndër të tjera u shpreh se Gjesti nuk di të luajë vetë, në BBVK nuk u shfaq fare si lojtar i fortë dhe “ai nuk di të lidhë dy fjalë”.

Kjo deklaratë nuk i shpëtoi motrës së Gjestit, e cila ka reaguar publikisht ndaj komenteve të Xhenetës, duke ndezur një debat virtual mes tyre. Në fillim ajo shkroi:

“Kur thonë që nuk di të lidhë dy fjalë, nuk di të flasë [dhe] flasin këta që sot janë jashtë. Pa folur për mbretin, nuk bëhet, se për vete nuk kanë çfarë të flasin ose nuk i intereson askujt.”

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me

Por nuk e la me kaq:

“Kush po flet e kush do famë me emrin e tjetrit, në pamundësi për ta pasur vetë.”

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me

Në fund shkroi: “[Si Gjesti] ose je, ose nuk bëhesh. Kujt t’i djegë, le ta mbajë” pasuar nga “Gjest, të mos ishe ti, emrin e kujt do të përmendnin për vëmendje?”

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me

Pas këtyre reagimeve, Xheneta nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj Blerinës duke ironizuar njohuritë e saj drejtshkrimore: “Ju sugjeroj të blini një ABETARE, deri në 2025 besoj që mësoni shkrimin dhe leximin.”

Xheneta dhe motra e Gjestit ‘përplasen’ virtualisht me

Tani, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një përgjigje të radhës apo ndonjë kurs të thelluar drejtshkrimi për të dyja palët.