“E mbyllëm siç duhej, përpara orës 2,” tha Ledioni duke na penduar që e koplimentuam për prime-n e shkurtër të javës së kaluar. Kështu, na zgjatën vuajtjen për të parë prime-n më me *erë* se çdo prime tjetër…në të gjitha kuptimet. Ja ç’duam të themi:
#1. Puthjet biseksuale të Laertit o.o
Është pak ofenduese që mendojnë se mund të veshin burrrat si gra dhe të pretendojnë se e gajasin ende publikun shqiptar. Akoma më e bezdisshme është të habitesh aq shumë nga dy fshikje të lehta buzësh midis dy burrave, por për Valbonën ky ishte një shok i madh në fakt. Shkëlzen Trimi gjithashtu po dridhet në kolltukun blu sepse po afron 17 maji dhe nëse do mundej, do e anullonte atë ditë. Pështirosja më e madhe të vjen nga injoranca e V.I.P.-ave tanë të dashur dhe jo vetëm, jo nga situatat që vetë i inskenuan.
#2. Kalamajtë e shtëpisë duke luajtur me vezë
Gjesti, e dimë të gjithë që po kalon fazën e pubertetit, e vetmja mënyrë për të justifikuar shpërthimet e energjisë që i ofrojnë hormonet. Siç tha dhe Vserlo, banorë të tjerë janë larguar për më pak, jo më për plasjen e vezës që i bëri atij në fytyrë dhe Olës në kokë. Mirëpo, shumë rastësisht, s’e dimë përse kohët e fundit moderatori, opinionistët, klipet e produksionit mbrojnë paaaakëz Kingin dhe çdo veprim të tij.
#3. Zihen pleqtë e shtëpisë
Nuk është tallje se janë tre banorët më të mëdhenj të shtëpisë, por nëse vazhdojnë me muhabetet që na nxjerrin gjithë jetën prej shpirtit, të tillë emër meritojnë. Muhabete moderatoresh të paafta, rrogëtarësh nga taksapaguesit shqiptarë, gra që nderojnë emrat që u ka dhënë babai i tyre dhe aty midis ca rikujtime për të bërë dush. Jo vetëm përsëritës, por dhe të neveritshëm si Gerta, si Laerti, si Rozana.
#4. Romanca (?) mes Aldos dhe Rizartës
Meqë është prime-i i gjërave të neveritshme, e tillë është dhe kjo pseudoromancë që lindi befas mes dy personave me një diferencë të konsiderueshme moshe, me Rizartën vetëm 21 vjeç veçanërisht. Dhe meqë dyshuam në marrëdhënien e Rizartës me babain e saj për një lidhje të tillë, u dha historia e jetës së saj:
View this post on Instagram
Duke përtypur akoma biskotat e motrës së Rizartës, u diskutua dhe “xhelozia” a mosaprovimi i Danjës për këtë romancë të lindur, që prishi marrëdhënien e mirë mes saj dhe Aldos.
#5. Ç’po ndodh me Valbonën dhe Jozin?
Duke u marrë akoma me diçka që është diskutuar që në dhjetor, kësaj here Valbona dhe Jozi na dolën ish-a. Një thotë që Valbona vdes për atë, tjetri thotë që Jozi ka sy vetëm për Valbonën. Ne themi që po u shijon kjo lojë të dyve se e kanë parë se po u ecën dhe po u siguron me të shtyrë dhe ca ditë qëndrimi aty brenda.
#6. Eliminohet Shkëlzeni
Na vjen keq Xeno, po s’lejohen homofobët këtë edicion brenda.
#7. Zinxhiri i shpëtimeve
Rizarta – Mikela – Loredana – Kelly – Aldo – Danja – Vserlo – Laerti – Valbona – Jozi – Ola – Rozana – Gjesti. Zinxhiri shpallte liderin e javës dhe mbeti Gerta. :)
#8. Televotimi
Me shumicë nominimesh, dalin në televotim: Kelly, Mikela, Ola, Vserlo dhe Valbona me Laertin që u zgjodhën nga Gerta që kishte avantazhin e lideres. Televotim shuuuumë i fortë…
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.