Ndonjëherë mendoj se banorët që futet në “BBVA” duhet t’i nënshtrohen, ndër të tjera, një testi inteligjence. Pastaj mendoj se nuk është se pamë ndonjë sukses të madh te testet psikologjike që të mund të pretendojmë më shumë.
Megjithatë, më mirë kështu. Në një ditë aq gri sa kjo sot, buzqëshjen mund të ma rikthente vetëm kjo perlë e Gjestit.
Gjesti mendon se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë dhe të gjithë ne nuk dimë më se ç’të mendojmë. Gjatë një debati, ai përsëriti vazhdimisht se kryeqyteti i Serbisë është Bullgaria, derisa Rozana i tha duke pëshpëritur se po shprehet gabim.
Por kjo nuk është gafa e vetme që banorët e “BBV”, në Shqipëri e Kosovë, kanë bërë. Ndaj, ne kemi përmbledhur disa prej gafave më të komentuara në rrjet, të cilat i gjeni më poshtë:
#1. Sa dhëmbë ka njeriu?
Xumi duket pak konfuz kur pyetet se sa dhëmbë ka njeriu dhe e vetmja përgjigje që i vjen është: 36. Dhëmbë Xumi, jo shkronja alfabeti.
#2. Bukur Mario!
Si thuhet bukur shqip? Kemi gjykuar kot Beatriksën, Donaldi ka lënë një perlë më të bukur. Gjatë një bisede në oborr me banorë të tjerë ai ndalon dhe pyet: "Si thuhet shqip si jashtë shtetit?"
#3. Ulu 4!
Getinjo është i bindur që Toka është e sheshtë dhe askush nuk e bind dot për të kundërtën. Banorët e "BBVK 1" u bënë bashkë në misionin për të bindur Getinjon se Toka është e rrumbullakët, por pa sukses.
#4. Si jeni me historinë yje?
Sara Kolami në "BBVK" tha vetëm "u fëlliqa" përpara fotos së Isa Boletinit. Sfida ishte të gjenin personazhin që shfaqej në ekran. Megjithatë, ajo nuk ishte e vetmja, kishte nga ata që nuk njohën askënd, si Driloni. Nga ana tjetër, Anisa e cila është këngëtare, nuk njohu Nexhmije Pagarushën, ndërsa Xuxi nuk njohu Ismail Qemalin.
#5. Po me matematikën? (Videon e shikoni këtu)
Beatrixa duket se probleme has jo vetëm me gjuhë shqipo-angleze, por edhe me numrat. Sipas saj, 1099+1 bëjnë 1000.
#6. E mbyllim me atë që e nisëm, Gjestin
Disa triko të stampuara me figura të nderuar të kombit ishin dhuratë për banorët, por le të themi që animimi bëri që Gjestit t'i dukej Çerçiz Topulli si Jezusi.