Instagramming

Në deklaratën e saj Egli mund t’i jetë kundërpërgjigjur këngës së Olsit

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2025

Në deklaratën e saj Egli mund t’i jetë

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Egli ka ndarë një reflektim mbi përvojën e saj brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se disa sjellje i kanë rikthyer kujtime nga e kaluara.

“Disa tipare më kujtuan dikë nga e kaluara ime,” shprehet ajo, duke mos dhënë shumë detaje, por duke theksuar se ka një prirje për të tërhequr njerëz me tipare narcisiste. Ajo mund të ketë nënkuptuar se si Olsi, ashtu edhe Gjesti, kanë pasur të njëjtat tipare (pra ishin narcistë) dhe e kanë trajtuar në mënyrë të ngjashme. “Si një njeri që jep shumë për të tjerët, deri në vetësakrifikim, tërheq narcisizmin drejt meje. E kundërta jote të tërheq.”

Deklarata e saj vjen pak pasi Olsi publikoi këngën e tij të re, ku përmend “mirënjohjen” dhe duket se flet për një raport të përfunduar. Ndjekësit kanë vënë re se Egli jo vetëm që mund ta ketë dëgjuar këngën, por edhe fjalët e saj lënë të kuptohet se i ka kthyer një përgjigje asaj.

A është kjo një përgjigje për vargjet e Olsit apo thjesht një reflektim personal? Kjo mbetet për t’u interpretuar nga ju.

Poll