Showbiz dhe TV

Pse iku nga Portokallia dhe ç’po bën tani? “Vezirja” i tregoi të gjitha

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2025

Pse iku nga Portokallia dhe ç’po bën tani?

Alex Seitaj ka kohë që nuk është dukur më përpara publikut shqiptar. Për rrjedhojë edhe Vezirja. Drag Queen-i i parë në Shqipëri ishte e ftuar këtë javë në Uëtëfë! Show, në Andale al dhe tregoi gjithçka ka ndodhur në periudhën e mungesës së saj.

E pyetur për arsyen e largimit nga Portokallia, Vezirja tha:

“U trasha. Eksperienca ime në Portokalli ka qenë gjithmonë shko-ik. S’më mban vendi mua. Nuk rri dot në të njëjtin vend, duhet të ‘bredh’.”

Përsa i përket xhelozive të mundshme midis kolegëve që mund të kenë çuar në marrjen e vendimit të mësipërm, ajo u shpreh:

“Unë kam parë gjithmonë rrugën time, unë kam parë gjithmonë xhepin tim. Normalisht, zgjedhjet e mia çuan këtu ku jam. ‘Qentë le të lehin, karvani shkon përpara.’”

Pas largimit nga Portokallia, Vezirja ka marrë pjesë në një spektakël italian, “Drag Race”. "Drag Race Italia" është një emision reality i bazuar në formatin e njohur "RuPaul's Drag Race", ku konkurrentët Drag Queens garojnë për të fituar titullin e "Italia's Next Drag Superstar".

E pyetur për eksperiencën e saj në Itali si Vezirja, krahasimisht me atë në Shqipëri, ajo u përgjigj:

“Është si nata me ditën. Është bërë pak si klishe kjo që ‘jashtë gjërat funksionojnë më mirë’ dhe kjo ndodh sepse…jashtë gjërat funksionojnë më mirë. Unë fatmirësisht kam patur fatin e madh që kam parë hajër dhe eksperienca është e mrekullueshme, duke nisur që nga kushtet.”

Mirëpo, nuk është se Vezirja i kishte prerë mundësitë totalisht me Shqipërinë. Madje disa plane të bukura thureshin në mendjen e saj:

"Unë nuk do ta harroj kurrë Shqipërinë, komunitetin tim me fansa që janë të jashtëzakonshëm. Unë seriozisht po mendoj të bëj një koncert me gjithë këngët e mia [në Shqipëri]."

Intervista e plotë: