Detajet e testamenteve të Gene Hackman dhe Betsy Arakawa janë zbuluar dy javë pasi të dy u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në New Mexico.
Hackman ia la pasurinë e tij prej 80 milionë dollarësh Arakawa-s, pra bashkëshortes së tij. Aktori legjendar, i cili kishte sëmundjen e Alzheimerit, nuk e kishte përditësuar testamentin e tij që nga qershori i vitit 2005.
Për shkak të vdekjes së Arakawa-s - e cila i parapriu Hackman-it me një javë - paratë ka të ngjarë t'u kalohen ende fëmijëve të tij, të cilët ai i solli në jetë me ish-gruan e tij të ndjerë, Faye Maltese.
Megjithatë, duke pasur parasysh pasigurinë e përfituesve të Hackman, mund të ketë një betejë ligjore midis tre fëmijëve të aktorit. Përflitet që djali i tij ka punësuar një avokat të fuqishëm për këtë çështje.
Ndërkohë, asetet e Arakawa-s u caktuan në një trust, i cili do të paguajë të gjitha borxhet e saj mjekësore përpara se të shpërndahen në bamirësi të ndryshme.
Në testamentin e saj, ajo kishte një dispozitë që thoshte nëse ajo dhe Hackman vdisnin brenda 90 ditëve nga njëri-tjetri, vdekjet e tyre do të konsideroheshin të njëkohshme. Pianistja nuk kishte fëmijë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Page Six