Psikologia e “Big Brother VIP Albania”, Jorida Rustemi ka sqaruar situatën e krijuar lidhur me rrëfimin e Rizartës. Kjo e fundit pretendoi se rrëfimi lidhur me familjen e saj, i cili u transmetua gjatë spektaklit, ishte në fakt një bisedë me psikologen që nuk e dinte se do të bëhej publike.
Psikologia e këtij formati ka reaguar, duke thënë një intervistë për “Fun Club”, ku theksoi se banorët e kanë shumë të qartë nëse një bisedë është me psikologen apo jo. Sipas saj, takimet që banorët kryejnë me të janë fizike dhe në një ambient të caktuar, ku biseda monitorohet, por nuk publikohet.
“Kur takohem me banorët, ata e dinë që po flasin me mua. Takimi zhvillohet në një nga ambientet e shtëpisë, ku jemi të monitoruar dhe të dëgjuar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet. Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”, shpjegoi psikologia.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për një konfuzion të Rizartës, pasi ajo e ka shumë të qartë diferencën mes bisedës më psikologen dhe atë me “zërin” e dhomës së rrëfimit.
“Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”.
View this post on Instagram
Më shumë mbi situatën e krijuar mes Rizartës dhe produksionit e gjeni në këtë artikull: