Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zjarri në lokalin e natës, 15 të arrestuar në Maqedoninë e Veriut

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një zjarr masiv përfshiu një klub nate të mbipopulluar në Maqedoninë e Veriut të dielën, duke vrarë 59 persona dhe duke plagosur më shumë se 150 të tjerë. Si pasojë, autoritetet arrestuan 15 persona, mes të cilëve organizatorët e festës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 02:30 të mëngjesit, teksa vetëm 39 nga viktimat janë identifikuar deri më tani. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi 20 prej të plagosurve mbeten në gjendje kritike. Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e tragjedisë.

Vatikani publikoi fotografinë e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi në spital

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Vatikani publikoi të dielën fotografinë e parë të Papa Françesku që pas shtrimit të tij në spital. Fotoja e shfaq atë me veshjen tipike të Kreshmës – ndërsa qëndron ulur në një karrige me rrota.

Vatikani tha se ai po merrte pjesë në kremtimin e meshës me priftërinj të tjerë nga spitali Gemelli në Romë.

Papa Françesku u dërgua me urgjencë në spital pas një periudhe njëjavore me bronkitin kronik të kthyer në pneumoni. Gjendja e tij raportohet se është përmirësuar.

Houth-it i përgjigjen sulmeve ajrore të Trump me raketa balistike

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Houthi-t njoftuan se kanë nisur një sulm të përbërë nga 18 raketa balistike dhe lundruese, së bashku me dronë, duke synuar aeroplanmbajtësen "USS Harry S Truman" dhe anijet luftarake shoqëruese të saj në veri të Detit të Kuq të dielën.

Zëdhënësi ushtarak i Houth, Yahya Saree, tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj më shumë se 47 sulmeve ajrore amerikane - të urdhëruara nga presidenti Donald Trump.

Si Uashingtoni ashtu edhe Houthi-s kanë paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm pas sulmeve ajrore të SHBA-së, të cilat synonin të pengonin rebelët nga goditja e anijeve ushtarake dhe tregtare.

Tornadot përfshijnë jugun e SHBA-së, 37 viktima

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën pas dhjetëra tornadove, erërave të forta dhe stuhive që shpërthyen në Shtetet e Bashkuara gjatë fundjavës, duke shkatërruar shtëpi dhe godina të tjera në disa shtete.

Vdekje u raportuan në Kansas, Oklahoma, Mississippi, Arkansas, Teksas, Alabama dhe Misuri. Në Kansas, të paktën tetë persona humbën jetën pasi më shumë se 55 automjete u përfshinë në një aksident masiv rrugor në autostradë për shkak të një stuhie pluhuri.