Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Merr fund armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar deri në këto momente dhe është e paqartë nëse ato do të rifillojnë të shtunën, tha një zyrtar i lartë i Hamasit. 

Faza e parë e armëpushimit ndaloi pesëmbëdhjetë muaj luftime në Rripin e Gazës dhe mundësoi lirimin e 33 pengjeve në këmbim të afro 2000 të burgosurve palestinezë. 

Faza e parë e armëpushimit duhej të skadonte të shtunën, sipas marrëveshjes.

Dështimi i negociatave të armëpushimit, mbi 400 të vdekur në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ushtria izraelite kreu sulme masive në Rripin e Gazës gjatë natës, pas dështimit të armëpushimit. Si pasojë, të paktën 400 njerëz janë vrarë, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Një nga viktimat ishte Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza. Por shumë civilë, duke përfshirë fëmijë, kanë mbetur të vrarë si pasojë e këtij sulmi.

Kjo është vala më e madhe e sulmeve ajrore në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Trump paralajmëron Iranin: “Do mbani përgjegjësi ju për sulmet e Houth-it”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja "të rënda" nëse Houthi-t e Jemenit do vazhdojnë të sulmojnë anijet ndërkombëtare.

Ai tha se udhëheqja iraniane do të mbahet përgjegjëse për "çdo të shtënë nga Houth-it", të cilët janë suportuar prej kohësh nga Teherani. Grupi më vonë tha se kishte shënjestruar një aeroplanmbajtëse amerikane në dy ditët e fundit.

Ata fillimisht u përpoqën të sulmonin “USS Harry S Truman” në Detin e Kuq të dielën pas sulmeve vdekjeprurëse të SHBA-së në Jemen.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut shkakton protesta dhe zemërim tek opinion publik

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tragjedia në qytetin e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën, ka shkaktuar zemërim tek opinioni publik.

Si pasojë, qindra njerëz kanë protestuar pranë lokalit, i cili u shkrumbua duke shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Protestuesit sulmuan me gurë disa lokale nate dhe klube të tjera në qytet, ndërsa akuzuan autoritetet si përgjegjës për këtë tragjedi. Sipas tyre, autoritetet kanë lejuar këtë objekt të funksionojë si lokal nate edhe përse nuk i përmbushte kriteret.