Veshja e rrobave sportive tanimë nuk kufizohet vetëm në stërvitjet në palestër apo shëtitjet e fundjavës, por është bërë një pjesë kyçe e përditshmërisë sonë. Vitet e fundit kemi kuptuar se pjesët casual, sportive kanë potencialin për ta bërë jetën tonë më të lehtë.
Tani është koha ideale për të pasuruar koleksionin tuaj me veshje komode që do ta bëjnë kombinimin tuaj të përditshëm më të lehtë.
Më poshtë janë 5 truke stilimi që do t'ju ndihmojnë të përmirësoni stilin tuaj sportiv.
Kombinimi mes sportives dhe veshjes serioze
Një xhaketë, një palë loafers ose sandale dhe një çantë lëkure e punuar mirë janë gjithçka që ju nevojitet.
Body/Trupore dhe veshje sportive
Nëse i zgjidhni këto dy veshje me kujdes, keni kombinimin perfekt për shëtitjet dhe daljet e fundjavës. Përmirësoni kombinimin tuaj duke shtuar disa aksesorë të zgjedhur me kujdes.
Aksesorë që bëjnë diferencën
Nëse jeni në një dilemë stilistike, përqendroni vëmendjen tek aksesorët. Nëse zgjidhni këpucët e duhura, me siguri do të merrni shumë komplimente, ndërkohë që mbeteni elegante dhe komode.
Vishni një xhaketë sportive me një fund dhe taka
Truku këtu është të ekspertimentoni me kontrastet.
Fundet janë kombinime pafund
Sugjerojmë një fund mini ose max, asgjë e ndërmjetme.