Familja e Karlie Kloss po rritet. Supermodelja është shtatzënë dhe pret fëmijën e tretë me bashkëshortin e saj, Joshua Kushner.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku pozonte me djalin e saj Elijah, 19 muajsh, në një karusel fotosh ku tregonte edhe barkun e rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Karlie ndau gjithashtu një foto nga afër të barkut, e veshur me një bluzë të bardhë, teksa mbante duart në barkun e rrumbullakosur.
Po ashtu, ajo ka pozuar e veshur me një fustan të zi të ngushtë me mëngë të gjata që i thekson barkun. Kloss ka folur shpesh për eksperiencën e saj të mëmësisë, duke e përshkruar si gëzimin më të madh në jetë:
“Është përvoja më e rëndësishme në jetën time," tha më parë Kloss për Vogue.
“Ndoshta janë hormonet, por thjesht përjetoj gëzimin më të madh çdo ditë, kur zgjohem dhe kam pranë vetes këta dy njerëz të vegjël, të cilët thjesht i dua kaq shumë.”
View this post on Instagram
Burimi: Vogue