Melinda French Gates ka hedhur pas divorcin nga miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates. Filantropia 60-vjeçare ka reaguar ndaj deklaratave të ish-bashkëshortit të saj, i cili gjatë një interviste e quajti ndarjen “gabimin për të cilin i vjen keq më shumë se çdo gjë tjetër në jetë”.
Melinda duket se nuk është penduar për divorcin, ndryshe nga Bill, ndërsa theksoi se tanimë ndihet mirë.
“Divorcet janë të dhimbshme dhe është diçka që nuk do t'ia uroja asnjë familjeje. Por megjithatë, e dija që pasi të divorcohesha, do të ndihesha më mirë. Dhe mendoj se kjo ishte gjëja më e rëndësishme.”, tha ajo.
Bill Gates dhe Melina French Gates njoftuan vendimin e tyre për t'u divorcuar pas 27 vitesh martesë në maj të vitit 2021. Së bashku ata kanë tre fëmijë, Jennifer Gates Nassar, Rory Gates dhe Phoebe Gates.
Në maj 2022, Bill Gates e përshkroi ndarjen në një intervistë me “Today”, si të trishtë, ndërsa bëri fajtor veten.
“Unë jam përgjegjës që i kam shkaktuar shumë dhimbje familjes time. Ishte një vit i vështirë.”, tha ai.
Kur u pyet nëse kishte tradhtuar, ai la të kuptohej se po.
“Sigurisht që kam bërë gabime dhe mbaj përgjegjësi ”, tha ai pa hyrë në detaje të tjera. "Kam shkaktuar dhimbje dhe ndihem tmerrësisht keq për këtë”, shtoi ai.
Gjatë një interviste që dha në 25 janar 2025, për “Times”, Bill Gates iu referua divorcit si gabimi i tij më i madh.
“Unë dhe Melinda u takuam, kur unë isha mjaft i suksesshëm, por jo aq sa jam sot – kjo erdhi gjatë kohës kur ishim bashkë. Pra, ajo ishte pranë meje gjatë çdo sfide”, tha ai asokohe.
Artikuj të sugjeruar:
- Pesë libra të rekomanduar nga Bill Gates
- Melinda Gates flet për divorcin: ‘Momenti më i vështirë në jetë’
- Bill Gates foli për divorcin gati i përlotur, thonë disa zëra
- Melinda Gates mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë
- Bill Gates dhe bashkëshortja e tij i japin fund martesës pas 27 vitesh!