Po që qe një prime interesant dje? Bravo produksioni, na i kishit ulur kaq shumë pritshmëritë, sa për një moment e harruam që qëllimi i këtij reality është të na argëtojë. Ja ç’ndodhi dje pa humbur kohë:
#1. Ballafaqimi Rozana - Neda
Kërkuam ballafaqim Rozana-Neda herën e fundit? Vëllai i Madh na e dha dje. Më në fund ndodhi gërricja më e nxehtë që u shfytëzua njësoj prej të dyja palëve ashtu siç edhe ne na e donte ënda: Neda e pozicionuar në rolin e “viktimës”, pasi situata ia lejonte dhe Rozana që e priti me trimëri, adresoi viktimizimin, kërkoi ndjesë, ama përmendi dhe absurditetin e kërkimit të llogarisë për diçka që ka ndodhur 1 shekull më parë. Bukuri.
#2. Përplasja Rozana – Egli
Përmbledhja e debatit në mënyrë telegrafike:
Egli u kthye në shtëpi. Rozanës s’iu bë shumë qejfi. Egli i ndenji ftohtë Rozanës. Rozanën e hëngri mola për këtë fakt. Rozana kërkon shpjegim. “Ti më ke thënë posesive,” thotë Egli. “Po ashtu je,” thotë Rozana. “Ti doje të më ndaje nga Gjesti,” thotë Egli. “Po ai donte vetë të ndahej nga ty moj,” thotë Rozana.
Tre ditë kjo potere për hiçgjë. Duhet të pranojmë se debatet e Rozanës dje ishin plot zjarr dhe ku ka zjarr ka pasion, ku ka pasion, ka dashuri. Pra, mos u shqetësoni, e zgjidhëm çështjen, Egli me Rozanën në fakt kanë shumë dashuri për njëra-tjetrën, thjesht po kalojnë një periudhë krize.
#3. Raporti i ri Egli – Gjesti
Egli më fund të dashur miq ka filluar të vendosë disa kufij në raportin më famëkeq të këtij edicioni. Siç ndodh dhe në jetë, vajzës i janë hapur sytë dhe reflekton për trajtimin e keq që i është bërë dhe djali…ka mbetur po njësoj. Shpresojmë që Egli të vazhdojë këmbëngulëse në qëndrimin e saj, ky po që do ishte një transformim pozitiv për të.
#4. Eliminimi i natës
Iku Vserlo. Të gjithë ishin të lumtur, ose jo, në paqe, përfshirë vetë të eliminuarin.
#5. Surpriza për Rozanën
View this post on Instagram
#6. Rënia e një ylli: Laert Vasilit
Kushdo që përgatiti klipin e djeshëm e urrente Laert Vasilin ose i kishte ardhur në majë të hundës marrëdhënia e keqe që ka Laerti me mbathjet e tij. Pamë ca veprime të shëmtuara të këtij artisti të madh dje kundrejt Gertës, me të cilën nisën një garë që para një jave se kush lahet më shumë e kush më pak. Pra, diskutimet e neveritshme mes të dyve na shoqëruan dhe dje.
#7. Surpriza për Danjën
View this post on Instagram
#8. Televotimi i ardhshëm
Valbona me Laertin, Ola, Rozana, Gjesti, Egli dhe Danja u bënë kapicë për eliminimin e së martës. Ola, ca dhe nga minifustani i djeshëm, filloi të dridhej pakëz dhe askush s’ka ndërmend të bëjë diçka për këtë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.