Përballja mes Eglit dhe Gjestit në prime përfshiu edhe Xumin. Ky i fundit “u përdor” si argument nga Egli për t’i treguar Gjestit se si veprohet me dikë që nuk e pëlqen. Egli pretendoi se Gjesti ka ushqyer ndjenjat e saj, duke e mbajtur afër, ndërsa përmendi situatës mes saj dhe Xumit si krahasim.
"Më ke dhënë shumë për të besuar. Unë nuk mbaj përgjegjësi për ndjenjat e Xumit sepse unë e preva atë. Nuk më ke prerë".
Ky argument nuk i ka pëlqyer Xumit, i cili ka bërë disa reagime të njëpasnjëshme në Instagram.
"Ty tjetri të tha 1000 herë "nuk kam ndjenja" etj etj. Të ka prerë 1001 herë! Meqë the se nuk mban përgjegjësi që ma preve mua.
Kështu që bëhu reale, kokërr maniakeje që s'arrite dot të bëje lojën e s'të funksionoi. Dole jashtë, pe se çfarë degradimi i kishe bërë vetes dhe hyre të laje reçelin me kamomil.", shkruan ai.
Po ashtu, ai ka kërkuar që të mos përfshihet më në të tilla diskutime (ndonëse Egli nuk e lexon dot).
Më tej, Xumi ironizoi edhe rihyrjen e Eglit në shtëpi.
Xumi ka reaguar shumë herë lidhur me ecurinë e lojës së Eglit në “BBVA”, ku mes të tjerash e ka konsideruar edhe manjake.
Artikuj të sugjeruar: