Instagramming

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë *.*

Shkruar nga Anabel

19 Mars 2025

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz zbulojnë gjininë e fëmijës

 

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e "Big Brother VIP", Einxhel Shkira, ka ndarë me ndjekësit emocionet e pritjes së ëmbël, duke zbuluar se është në pritje të një djali.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, gjatë festës së gender reveal, Einxhel shfaqet e lumtur pranë partnerit të saj, DJ Dagz dhe djalit të tyre, Trev, teksa festojnë këtë moment të veçantë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Einxhel ka shoqëruar postimin e saj me fjalët emocionuese në story: "Nuk nxituam të dinim kush ishe, sepse do të donim pafund. Djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi për ne... Ishe në planet tona dhe mezi po të presim mes nesh."

Ky lajm i ëmbël vjen disa muaj pasi moderatorja konfirmoi se është në pritje të një tjetër fëmije, duke e konsideruar këtë një bekim të madh për familjen e tyre në rritje. Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë në vitin 2023 me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Trev, i cili tashmë mezi pret të bëhet "vëllai i madh".

Urime çiftit për këtë kapitull të ri plot dashuri dhe emocion!