Jo se duam të bëjmë moralin e historisë së Hirushes, por është e vërtetë se kur vjen puna te gjërat që kemi renditur më poshtë, gjykimi i çdo njeriu bëhet me dy standarte në varësi të mundësive ekonomike të atij personi. Ja disa prej këtyre gjërave:
1. Rrobat që vishen
Kur një person i pasur vesh rroba të thjeshta, atyre u thuhet se sa modestë dhe me këmbë në tokë janë, por një person i varfër me të njëjtën veshje shihet si i çrregullt, i pistë madje.
2. Koha e lirë
Për njerëzit e pasur, të mos punosh interpretohet si kujdes për veten. Prioriteti i pushimit është një mënyrë për të kërkuar paqen e brendshme. Për njerëzit e varfër, të mos punosh do të thotë se je dembel, pikë.
3. Terapia
Nëse jeni i pasur, terapia është një rrugë drejt vetëdijes dhe vetëpërmirësimit. Nëse je i varfër, të shkosh në terapi shihet si një defect në karakter, sepse ke probleme që nuk mund t'i trajtosh vetë.
4. Zotërimi i një kafshe shtëpiake
Një person i pasur që ka kafshë shtëpiake është një dashës i kafshëve, por një i varfër me kafshë shtëpiake po harxhon para për gjëra që në fakt nuk mund t'i përballojë. Një prind i pasur kafshësh përshkruhet si vetëmohues, ndërsa një prind i varfër kafshe është egoist.
5. Të divorcuarit
Të jesh i varfër do të thotë të përballesh me komente më negative sociale rreth divorcit. Nëse je i pasur dhe i divorcuar, lavdërohesh për vendosjen e nevojave të tua në radhë të parë dhe përqendrimin e lumturisë dhe pavarësisë.
6. Të paturit fëmijë
Nëse je i pasur, të kesh një familje të madhe festohet, por nëse je i varfër, njerëzit të gjykojnë ndryshe. Njerëzit gjykojnë vendimet tuaja personale duke ju quajtur të papërgjegjshëm. Të kesh më shumë para të bën të kesh më shumë të drejtë për të patur fëmijë. Ju lavdëroheni si një person i orientuar drejt familjes, pa asnjë fjalë të ashpër.
7. Punësimi i një dadoje
Njerëzit e pasur me dado shihen ende si prindër të mirë, pasi ata thjesht po investojnë në kujdesin për veten dhe delegimin e detyrave të tyre shtëpiake.
Të jesh i varfër do të thotë që të gjykohesh për vendimet e tua prindërore dhe rezultati rrallëherë është në favorin tënd. Punësimi i një dadoje bëhet një çështje morale dhe ju turpëroheni që nuk i rritni dot vetë fëmijët tuaj.
8. Të jetuarit me prindërit
Shoqëria thotë se po dështoni në jetë nëse jetoni ende me prindërit në të 20-at tuaja, ndërsa njerëzve të pasur u tregon se sa shumë po lulëzojnë.
9. Të kesh hobi
Kur je i pasur, të kesh hobi të bën një individ të plotë, i cili mund të aplikojë në universitete të nivelit të lartë dhe t'u tregojë atyre se sa i talentuar dhe i aftë është. Por nëse keni hobi kur jeni të varfër, po humbni kohën tuaj për gjëra që nuk kanë rëndësi.
Artikuj të sugjeruar:
- 4 gënjeshtra që duhet t’i thoni me patjetër në një intervistë pune
- 5 shenja të pakëndshme që tregojnë se është e shkruar të bëheni të pasur
- 11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur
- 8 gjëra për të cilat njerëzit e zgjuar nuk harxhojnë kurrë para
- 11 mënyra se si dallohet një person inteligjent nga veshja
Burimi: Your Tango