TV Mania

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

91 ditë brenda shtëpisë dhe Bigu më i mërzitshëm në histori s’e ka ndër mend t’i japë dum. Në vend të kësaj, duhet të dëgjonim për një orë debatin Rozana – Laert që nuk i intereson askujt. Këtë torturë kineze po jua kursejmë dhe po ju informojnë për disa të tjera dinamika disi më të rëndësishme:

#1. Egli – Gjesti

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Erdhi dita që të bëjë dhe Gjesti përpjekje që t’i flasë më shumë Eglit. Gjithsesi mos u habisni që ta quajë “gruan e vet” dhe fill pas kësaj “psikopate” sepse mesa duket kjo është e vetmja gjë që e mban Gjestin aty brenda: paqëndrueshmëria. Ledioni nga ana tjetër, me të drejtë pyeti Eglin se përse nuk i ndalojnë buzëqeshjet sa herë flet Kingi dhe gruaja e Kingit tha se nuk i vjen turp të qeshë me batutat sepse e ka në karakter këtë cilësi.

#2. Jozi – Gerta

Qenka prishur miqësia mes të dyve. Duam të pyesim se kur nisi njëherë? Aaa, e kuptuam, dakord, po përpiqemi të nxjerrim dhjamë nga pleshti tani dhe po shpikim gjëra të paqena se s’kemi me çfarë të mbajmë prime-in.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Aq pa ndodhi është shtëpia brenda sa po diskutohej dje pse Jozi kishte qenë i pakënaqur që Gerta ishte vendosur përfaqësuesja e kolltukut të kuq. Gjithë debati mbaroi kur Gerta tha “Po kush tjetër është atëherë”, po u desh të dëgjonim dhe 1001 fjalë të tjera që nuk shërbenin për asgjë.

#3. Eliminohet Ola

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

“Më vjen keq” tha Ledioni, ndërkohë që figurantja Ola po përpiqej të tregohej sportive duke thënë “Shyqyr që dola”. Gjithsesi shërbeu për diçka sepse theu kutinë e emergjencës dhe u ktheu çmimin e madh të plotë të tjerëve.

#4. Jozi – Loredana

Nuk e dimë ç’po ndodh, por njerëzit kanë filluar të duan Jozin. Bashkë me ta dhe Loredana.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Duke qenë se klipin e kishin bërë si ndonjë përrallë të re të Disney-t, Egli u përlot nga rilindja e çiftit. Ndoshta do donte që të ishte historia e saj dhe një vajzë mundet të ëndërrojë…

#5. Linja e jetës së Loredanës dhe surpriza nga mami

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#6. Eliminohet Rizarta

Nga një televotim që u hap brenda natës.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Ndërkohë, e guximshme nga ana e Amberit që me këtë dukje dje të kritikonte “shtrigat” brenda shtëpisë që nxorrën princeshën Rizartë.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Nga ana tjetër, Rizarta tha që do e "vazhdojmë jashtë atë që kemi me Aldon" dhe diçka na trazoi stomakun.

#7. Laerti – Valbona

Çifti e morën seriozisht qëndrimin si një konkurrent i vetëm dhe zbuluan që ndihen dhe si gjysma e njëri-tjetrit tani. Aspak emocionuese.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Ndërkohë, të vendosur përballë zgjedhjes që të ndaheshin gjysmat e të dilnin në televotim, Laerti e pranoi pa një pa dy. Valbona u pre sërish në besë dhe besojmë se pas daljes të martën, s’do e shohë më si dashurinë e jetës Laertin.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.