Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, qytetarët vijojnë protestat në Turqi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dhjetëra mijëra protestues kanë marrë pjesë në demonstratat në të gjithë Turqinë pasi rivali kryesor i presidentit të vendit, Rexhep Tajip Erdogan, u arrestua nën akuzë për korrupsion.

Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit, do të zgjidhej si kandidati presidencial i Partisë Popullore Republikane (CHP) për vitin 2028 në një votim të dielën.

Në përgjigje të arrestimit të tij, Turqia shënoi një prej protestave më masive që vendi ka parë në më shumë se një dekadë - me protestues që qëlloheshin nga policia me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Sulmi izraelit në spitalin e Gazës vret 5 persona

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një sulm ajror izraelit në një spital në Gaza vrau pesë persona, duke përfshirë një udhëheqës politik të Hamasit dhe mjekë. Izraeli tha se kishte shënjestruar një figurë kyçe të grupit militant, ndaj dhe kishte sulmuar spitalin.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se sulmi goditi departamentin e kirurgjisë në spitalin Nasser në Khan Younis. Ushtria izraelite bëri të ditur se për sulmin u përdorën municione të sakta për të minimizuar dëmin.

Kabineti Izraelit miraton pavarësinë për 13 vendbanime në Bregun Perëndimor

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një plan për të ndarë 13 vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli nga komunitetet e tyre fqinje, tha të dielën ministri i Financave, Bezalel Smotrich.

Vendbanimet do të njihen përfundimisht si të pavarura, postoi ai në X postoi ai në lidhje me planin që pason miratimin e dhjetëra mijëra njësive të banimit në të gjithë Bregun Perëndimor.

“Në vend që të fshihemi dhe të kërkojmë falje - ne ngremë flamurin, ndërtojmë dhe vendosemi. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt sovranitetit aktual në Jude dhe Samari," tha Smotrich, duke përdorur termin e Izraelit për Bregun Perëndimor.

 

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë zhvillojnë bisedime 'produktive' për armëpushim në Riad

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, njoftoi të dielën se bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ishin produktive.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, Umerov, i cili udhëhoqi delegacionin ukrainas, theksoi se qëllimi i presidentit, Volodymyr Zelenskyy, është të "sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme" për Ukrainën dhe Europën në përgjithësi, duke shtuar: "Ne po punojmë për ta bërë këtë qëllim realitet".

Bisedimet erdhën pothuajse dy javë pas një takimi të mëparshëm midis dy palëve në qytetin port saudit të Jeddah, ku Kievi ra dakord me një propozim të Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor, në këmbim të heqjes së pauzës së SHBA-së për ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.