Njerëzit e drejtë shpesh aspirojnë të jetojnë një jetë pa drama, të mbushur me njerëz autentikë dhe të ndershëm. Për fat të keq, kjo mendësi e tyre shpesh frymëzon zili dhe mospëlqim nga ata që nuk mund t'i përsërisin ato tipare të personalitetit, zakonisht duke rezultuar që ata të mos dinë se çfarë të bëjnë me veten e tyre.
Ja disa gjëra që mund të bëni për të identifikuar këta njerëz të gënjeshtërt. Si ndodh kjo? E thjeshtë. Bëni veprimet e mëposhtme dhe shikoni nëse dikush po luan mendsh nga kjo vendosje e kufijve tuaj:
1. Kërkojuni njerëzve të përsërisin veten
Një gënjeshtar në rrethin tuaj është me gjasë një person që bën komente pasive-agresive herë pas here. Kur një ditë të bukur ky person të përsërisë atë shakanë e vet të përhershme “O Zot, sa i/e padurushëm/me je”, thjesht thuaji: “Si the më fal, se nuk të dëgjova?”. Të përsëriturit e së njëjtës fjalie do t’i bëjë të kuptojnë sa qesharakë do duken.
2. Përdorni heshtjen si armë
Një gjë që ka qejf një njeri që të ngacmon gjithë kohës, është që t’i mbash lojën dhe mundësisht të ofendohesh nga fjalët e tij/saj. Përdor injorimin herës tjetër, kjo do bëjë që të jetë ky person i ofenduari më pas.
3. Bëni pyetje specifike
Gënjeshtarët e shtrembërojnë aq shumë të vërtetën sa harrojnë dhe vetë se ç’thanë 2 minuta më parë apo jo? Kolegu po të ankohet për të mijëtën herë sa sëmurë ishte dje dhe ndaj të la 1001 përgjegjësi? Pyete sa e kishte temperaturën? Vetëm ishte në shtëpi? Çfarë hëngri për t’u ndjerë më mirë? Në cilën orë e zuri gjumi? Kur të fillojnë të zgjasin kohën e mendimit, vendosi përpara përgjegjësisë. :)
4. Mbani mend çdo detaj
Gënjeshtarët nuk presin që njerëzit të mbajnë mend çdo broçkull që nxjerrin ata nga goja. Ju bëhuni ndryshe dhe tregohuni vigjilentë për pak kohë. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe s’do jetë e vështirë që t’i bëni këta njerëz të bien në grackat e tyre.
5. Refuzoni të zgjidhni një anë
Kur gënjeshtarët vijnë te ju për t’ju treguar për një debat të fortë që kanë pasur me dikë, ata do deformojnë ngjarjet kaq dëshpërimisht në kërkim të mbështetjes suaj. Mos ua jepni këtë kënaqësi, kjo do t’i çmendë mashtruesit e vegjël dhe me gjasë do t’i largojë shumë prej jush.
6. Tregoni dhembshuri ndaj tyre
Tingëllon në kundërshti të të gjithave më sipër, ama duhet kuptuar se nevoja për të gënjyer vjen nga një nevojë e këtyre personave për të marrë vlerësim, për të bërë veten të dalin mirë. Jo gjithnjë gjërat zgjidhen në mënyra të hidhura, ndonjëherë një veprim i vogël i bërë me zemër mund t’i bëjë dhe këta persona të reflektojnë.
Artikuj të sugjeruar:
- 9 gjëra të njëjta që i gjykojmë ndryshe në varësi të pasurisë së një personi
- Vëmë bast se s’e dinit që ky kompliment tregon se një burrë ka rënë në dashuri
- 4 gënjeshtra që duhet t’i thoni me patjetër në një intervistë pune
- Disa shenja të një *gruaje* narciste
- 11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.