Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shtëpia e Bardhë përfshihet në skandal, i dërgoi pa dashje gazetarit plane sekrete të luftës në Jemen

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Anëtarë të lartë të kabinetit të Donald Trump janë përfshirë në një shkelje serioze të sigurisë gjatë diskutimit të planeve sekrete ushtarake për sulmet e fundit të SHBA-së ndaj grupit të armatosur Houthi në Jemen.

Në një gabim të jashtëzakonshëm, figurat kryesore në administratën Trump – duke përfshirë zëvendëspresidentin, JD Vance, sekretarin e mbrojtjes Pete Hegseth, sekretarin e shtetit, Marco Rubio dhe drejtorin e inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard – përdorën aplikacionin e bisedave komerciale “Signal” gjatë një mbledhjeje për të diskutuar planet – ndërsa përfshinin gjithashtu një gazetar të njohur në grup.

Lajmi shkaktoi një skandal, ndërsa në Senat, Chuck Schumer e quajti atë "një nga shkeljet më mahnitëse të inteligjencës ushtarake që kam lexuar në një kohë shumë, shumë të gjatë".

Turqi, arrestohen gazetarët që morën pjesë në protestën kundër burgosjes së rivalit të Erdoganit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet turke kanë arrestuar disa gazetarë, bëri të ditur të hënën një sindikatë e punonjësve të medias, mes përshkallëzimit të protestave të shkaktuara nga burgosja e Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali kryesor i presidentit, Rexhep Tajip Erdogan.

Sindikata “Disk-Basin-Is” tha se të paktën tetë gazetarë dhe fotoreporterë u arrestuan në atë që e përshkrosi si “një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së njerëzve për të mësuar të vërtetën".

“Nuk mund ta fshehësh të vërtetën duke i mbyllur gojën gazetarëve!”, shkruan sindikata në platformën e rrjeteve sociale X, ndërsa bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

SHBA do të vendosë një tarifë prej 25% për vendet që blejnë naftë nga Venezuela

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti Donald Trump deklaroi se do të vendoste një tarifë 25% për të gjitha importet nga çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela.

Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se Venezuela ka qenë “shumë armiqësore” ndaj SHBA-së dhe vendet që blejnë naftë prej saj do të detyrohen të paguajnë tarifën duke filluar nga 2 prilli.

Tarifat ka shumë të ngjarë të shtojnë taksat me të cilat përballet Kina, e cila në vitin 2023 bleu 68% të naftës së eksportuar nga Venezuela, sipas një analize të vitit 2024 nga Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA. Spanja, India, Rusia, Singapori dhe Vietnami janë gjithashtu ndër vendet që marrin naftë nga Venezuela, tregon raporti.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së bën thirrje për rinovim të armëpushimit në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas apeloi të hënën se negociatat duhet të rifillojnë në përgjigje të përshkallëzimit në luftën Izrael-Hamas javën e kaluar pas një valë të papritur të sulmeve ajrore të IDF në Gaza.

Në një konferencë në Jeruzalem, ku u takua me ministrin e Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, Kallas tha: "Dhuna ushqen më shumë dhunë".

"Ajo që ne po dëshmojmë tani është një përshkallëzim i rrezikshëm. Ai po shkakton pasiguri të tmerrshme për pengjet dhe familjet e tyre dhe po ashtu po shkakton tmerr dhe vdekje për popullin palestinez," shtoi Kallas.