Sado të përpiqeni, nuk e fitoni dot një sherr me një grua që ka motra. Kjo sepse fati dhe jeta i ka përgatitur mirë këta persona për ditë të tilla.
1. Si elefantët, një vajzë me motra nuk harron kurrë
Në përgjithësi gratë mbajnë mend më shumë gjëra se burrat. Kështu që, edhe sikur një grua me motra të përpiqet të harrojë të këqijat që i ka bërë dikush, motra e saj do të jetë aty për t’i kujtuar çdo gjë.
2. Ato fiksojnë mirë dobësitë tuaja
Një shtëpi me vajza është një shtëpi me sherre të mëdha. Një vajzë që ka pasur motra është mësuar nga jeta se duhet të mbajë mend gjëra të turpshme për motrën e saj që t’ia përdorë ato në debatin e ardhshëm.
3. Dinë të mos i teprojnë debatet
Mund të zihesh me një shok dhe të mos e shohësh më kurrë, por me një vëlla apo motër, nuk është aq e lehtë. Edhe nëse jetojnë shtete larg, do të bashkohen një ditë për një gëzim familjar dhe bam! Do të ngelen në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin.
Për shkak të kësaj, një grua me motra di se si t'i bëjë zënkat e mëdha - por jo shumë të mëdha!
4. Ato presin falje
E mira e grindjeve për motrat është se ato zakonisht përfundojnë me falje. Kjo është gjëja e bukur e familjes. Megjithatë, kur kjo nuk ndodh, mund të jetë tronditëse. Pra, mos e provokoni shumë një grua me motra!
5. Do të heqin dorë nga të tjerët sepse kanë motrat
Të mbyllësh marrëdhënien me një motër është një tragjedi. Me një mik jo. Sidomos kur e di që mikesha jote vërtet e mirë të pret në shtëpi.
6. Kanë mbështetjen e motrave pavarësisht çdo gjëje
Dhe sikur zënka më e keqe të ketë ndodhur midis dy motrave, ato s’do lejonin kurrë që të tjerët ta merrnin vesh këtë gjë. Nëse e kërkon situata, ato do dalin për të mbrojtur njëra-tjetrën, edhe sikur gjërat më të këqija të jenë përfolur për to. E njohim të gjithë rastin e motrave Gixhari. Nuk thotë kot dhe shprehja e njohur që gjaku nuk bëhet kurrë ujë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Your Tango