Celebrity Style

Hailey Bieber ka krijuar veshjen perfekte casual për pranverë

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2025

Hailey Bieber ka krijuar veshjen perfekte casual për pranverë

Thuhet shpesh se thjeshtësia nuk del nga moda dhe këtë e vërteton edhe ky kombinim veshjesh të pakoha, të cilat duken moderne dhe bashkëkohore gjithmonë.

Hailey Bieber bëri pikërisht këtë kombinim, duke dëshmuar se nuk ka arsye pse veshjet tona të preferuara pranverore duhet të jenë shumë të ndërlikuara.

Për të vlerësuar vërtetë elegancën e këtij look-u duhet ta nismin nga palltoja, e cila përmbante detaje minimale që i jepnin pamjes një sens luksi. Më tej, trikoja e saj me vija bezhë vazhdoi pamjen minimaliste.

Pamja u kompletua me shtimin e pantallonave të zeza dhe kombinimin e tyre me një takë të ulët.

Duhet thënë, ky është një look që nuk ngopemi duke e parë.

Hailey Bieber ka krijuar veshjen perfekte casual për pranverë

Burimi: Marie Claire