Instagramming

Arbana Osmani sapo na tregoi se do ta shohim sërish në televizion

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2025

Arbana Osmani sapo na tregoi se do ta shohim sërish në televizion

E njohur për surprizat, kësaj here Arbana Osmani na la të kuptojmë se do ta shohim sërish në ekranet e televizorëve tanë.

“Të rikthehesh në televizion do të thotë t’u rikthehesh fustanëve të lezetshëm,” shkroi ajo në story-n e postuar në Instagramin e saj.

Arbana Osmani sapo na tregoi se do ta shohim sërish në televizion

Kurioziteti është i madh për të ditur formën e këtij rikthimi, nëse do të jetë një ftesë në program, apo emision i ri nën moderimin e Arbanës.

Ajo që shton dyshimet për mundësinë e kësaj të fundit është se episodi i fundit i “Mirëmbrëma Yje” u transmetua një muaj më parë, pas 15 serish.

Sqarime të mëtejshme nga moderatorja nuk janë dhënë ende, por mesa duket nuk do të na duhet të presim shumë për të marrë vesh të vërtetën.

Artikuj të sugjeruar: