Big Basta dhe Vesa Luma mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre. Zërat për një krisje të raportit u përforcuan pas futjes së Big Bastës në formatin “Ferma VIP 2”, mbrëmjen e djeshme. Ai u shoqërua nga dy miqtë e tij, Lyrical Son dhe Mc Kresha, duke i dhënë “bekimin” e tyre, por në këtë vendim thuhet se nuk e ka mbështetur Vesa.
Përtej kësaj, para hyrjes së në shtëpi, ai u pyet se për kë do e marrë më shumë malli dhe u përgjigj: “Djalin dhe familjen”, duke mos përmendur aspak Vesën.
Kjo përgjigjie ka shtuar dyshimet mbi një krizë të mundshme në martesën e dy artistëve. Megjithatë asnjëri nga të dy nuk kanë konfirmuar këto pretendime në rrjet.
Artikuj të sugjeruar: