Instagramming

Samanta Karavella, nënë për herë të parë: Këngëtarja zbulon emrin e bebushes

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2025

Samanta Karavella, nënë për herë të parë:

Samanta Karavella është bërë nënë për herë të parë, lajm të cilin e ndau me ndjekësit në Instagram.

Si mbishkrim të një fotoje ku shfaqet me bebushen, Samanta shkroi:

“E gjithë bota në krahët e mi...Mirë se erdhe në këtë botë Gia Rose 18/ 03/ 2025.”

Samanta dhe partneri i saj, i cili nuk është shqiptar, jetojnë në SHBA. Në një intervistë të pak kohëve më parë, këngëtarja ndau detaje për këtë fazë të re të jetës së saj, shtatzënisë, bashkëjetesën dhe jetën tani në SHBA.

“Po jetoj një nga periudhat më magjike të jetës sime. Nuk ka fjalë që ta përshkruajnë ndjesinë e një jete të vogël që rritet brenda teje… Çdo goditje më kujton se dashuria më e pastër dhe më e vërtetë që kam ndjerë ndonjëherë po vjen. Zemra ime nuk është thjesht e plotë, por rreh ndryshe. E di që jeta ime do të ndryshojë përgjithmonë dhe jam gati për çdo sfidë.” – u shpreh ajo.

Samanta Karavella, nënë për herë të parë:

Përsa i përket partnerit, ajo shtoi:

“Gjuha jonë është aq e bukur, aq e dëlirë… dhe po, edhe pak e vështirë! Ai nisi ta mësonte shqipen me disa aplikacione online dhe po ia dilte shumë mirë, derisa ndaloi. Ishte një periudhë shumë interesante, sepse çdo mëngjes e shihja duke përsëritur fraza si: “Përshëndetje, znj. Sam! A doni të pini diçka? Apo të hani diçka" Kjo ishte koha kur flisnim më shumë me video call dhe ai po përpiqej të mësonte disa fjalë për të komunikuar me prindërit e mi. Por, ajo që më bën më shumë për të qeshur është kur bëhet kurioz se çfarë po them unë me miqtë e mi, ndaj më besoni, do ta rinisë shqipen shumë shpejt. Si një amerikan me origjinë italiane, ka mësuar italishten shumë mirë, dhe madje me babin tim komunikon shkëlqyeshëm.”