Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve “Breakthrough Prize” në Los Angeles. Aktori britanik u ngjit në skenë, në natën që bën bashkë të famshmit e Hollywood dhe emrat më të njohur të shkencës, dhe tha:
"Sonte është e vetmja natë që Hollywood dhe shkenca bëhen bashkë - përveç, sigurisht, asaj nate magjike kur Dr. Anthony Fauci kaloi një natë (one night stand) me Judi Dench."
Batuta e komedianit 46-vjeçar rreth Judi Dench dhe Anthony Fauci, mjek-shkencëtar dhe imunolog amerikan, u pasua nga heshtja dhe sikleti i të pranishmëve, me kamerën që u fokusua tek Olivia Wilde, e cila dukej e tronditur nga ajo që dëgjoi.
Komenti i Corden për Dench erdhi në një kohë që kjo e fundit nuk mund të paraqitet në të tilla evente për shkak të humbjes graduale të shikimit.
“The Breakthrough Prize” është një event ku jepen disa çmime prestigjioze çdo vit për të nderuar individë që kanë arritur përparime të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës, si fizikë, biologji, matematikë.
Kjo nuk është hera e parë që James Corden shkakton reagime të forta me batutat e tij. Në vitin 2017, gjatë AmfAR Gala Los Angeles, komediani u kritikua për shkak të një batute që u pa si e pavend lidhur me Harvey Weinstein, i cili në atë kohë akuzohej për abuzim seksual.
"Është një natë e bukur në Los Angeles. Kaq e bukur! Harvey Weinstein ka kërkuar sonte një masazh në dhomën e tij", tha ai, duke shkaktuar sërish siklet te të pranishmit.
Artikuj të sugjeruar: