Bota

158 fuçi me jashtëqitje: Historia e errët pas resortit të famshëm ekologjik

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

158 fuçi me jashtëqitje: Historia e errët pas resortit  të

Një çift kuzhinierësh danezë, i cili fitoi famë ndërkombëtare me një “resort pyjor” në Suedi, u gjurmua në Guatemalë pasi me sa duket u arratisën nga autoritetet tatimore, duke lënë pas 158 fuçi me jashtëqitje njerëzish.

158 fuçi me jashtëqitje: Historia e errët pas resortit  të

Flemming Hansen dhe Mette Helbæk themeluan resortin e supozuar miqësor ndaj mjedisit, Stedsans, në Halland, Suedi. Stedsans, që kishte 16 vila druri me pamje nga natyra, u lavdërua shumë nga vizitorët dhe turistët, të cilët e përshkruan si "magjik" dhe "luks magjepsës".

158 fuçi me jashtëqitje: Historia e errët pas resortit  të

Por disa muaj më parë u zbulua se çifti ishte zhdukur, duke lënë pas shumë kafshë dhe 158 fuçi me jashtëqitje njerëzish, ka zbuluar një hetim nga gazetat Dagens Nyheter dhe Politiken. Gjithashtu u zbulua se ujërat e zeza liheshin të derdheshin në pyll.

Stafi tha se shumë kafshë kishin ngordhur si rezultat i lënies jashtë gjatë natës, ndërsa kafshë të tjera u braktisën pasi pronarët u zhdukën.

158 fuçi me jashtëqitje: Historia e errët pas resortit  të

Sipas hetimeve, ata u larguan nga kryeqyteti danez, ku u detyroheshin autoriteteve tatimore daneze me miliona korona, në vitin 2016 për t'u transferuar në Suedi. Atje krijuan Stedsans, por filluan të kishin borxhe ndaj autoriteteve suedeze tatimore, të cilat thuhet se arrinin në mbi 500,000 euro. Që atëherë ata kanë filluar një biznes të ri hotelerie në Guatemalë.

Në një mesazh të postuar në faqen e tyre të internetit, shkruan: “Shkuam shumë larg me Stedsans, por gjithashtu duhej të kuptonim rrugës se të qenit sipërmarrës të shtyrë nga shpirti në një mision në një vend ku taksat janë disa nga më të lartat në botë dhe burokracia është e pamëshirshme, është një detyrë e pamundur”.

Ata shtuan: "Kur ta lexoni këtë, ne ndoshta jemi shpallur të falimentuar nga autoritetet suedeze. Gjithçka që kemi dashur ishte të ishim pjesë e krijimit të një planeti më të bukur."

Autoritetet lokale i përshkruan veprimet e tyre si "krim mjedisor".