Donald Trump urdhëron një pauzë 90-ditore të tarifave për disa shtete
Presidenti amerikan, Donald Trump, autorizoi një pauzë 90-ditore të tarifave tregtare për shumë shtete, por jo për Kinën.
Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se do të rriste tarifat për importet nga Kina për shkak të "mungesës së respektit që ky shtet ka treguar për tregjet e botës".
Në postimin e tij në mediat sociale, Trump bëri të ditur se pauza prej 90 ditësh do të zbatohej për më shumë se 75 vende që kishin arritur të negocionin marrëveshje të reja tregtare me Uashingtonin që nga shpallja e paketës së taksave të 'Ditës së Çlirimit'.
Presidenti francez njofton njohjen e mundshme të shtetit palestinez në muajt e ardhshëm
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca planifikon të njohë Palestinën si shtet në qershor të këtij viti.
Macron shtoi se kjo do t'i lejonte Francës "të jetë e qartë në luftën kundër atyre që mohojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar", duke përmendur veçanërisht Iranin.
Franca do të kryesojë një konferencë dy-ditore të OKB-së me Arabinë Saudite në New York në qershor, që synon të mbrojë një zgjidhje me dy shtete pas luftës 18-mujore në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
Sindikatat në grevë, pezullohet fluturimet dhe tragetet në Greqi
Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare në Greqi ka ndërprerë shërbimet publike në të gjithë vendin, me tragetet e ankoruara në port, fluturimet e pezulluara dhe transportin publik që funksionon vetëm me kohë të pjesshme, ndërsa sindikatat bëjnë presion për t'i dhënë fund masave shtrënguese të vendosura ndaj Greqisë nga kreditorët ndërkombëtarë një dekadë më parë.
Mijëra protestues marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit në dy demonstrata të veçanta, të cilat përfunduan në mënyrë paqësore.
Greva 24-orëshe u organizua nga dy sindikata që mbulojnë sektorin publik dhe privat.
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 3 viktima
Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë u plagosën në një incident të shtënash me armë zjarri në shtetin amerikan të Virginias. Ngjarja ka ndodhur në zonën Olde Greenwich Circle.
Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar. Po ashtu, në pranga kanë rënë katër adoleshentë, dy 16-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar.
Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi.