Celebrity Style

Hailey Bieber po rikthen një trend të madh të veshjeve nga mesi i viteve 2000

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2025

Hailey Bieber po rikthen një trend të madh të veshjeve nga mesi i

Hailey Bieber, me paraqitjen e saj të fundit, dëshmoi edhe një herë se historia me të vërtetë përsëritet, të paktën në botën e modës. Në daljen e saj në “Fashion Trust US Awards 2025”, në Los Angeles më 8 prill, Bieber risolli një trend të vitit 2008 që ka filluar të kthehet në tapetet e kuq të fundit.

Modelja zgjodhi një fustan të gjatë që na rikthen pas në kohë. Hervé Léger ishte stilisti i parë që bëri fustane të ngushta dhe elastike në fund të viteve 1990. Në mesin e viteve 2000, ata u bënë një trend i madh me disa nga yjet më të mëdhenj të epokës si Lindsay Lohan dhe Kim Kardashian që i mbanin me fanatizëm.

Hailey Bieber po rikthen një trend të madh të veshjeve nga mesi i

Si zakonisht, Bieber la fustanin që të “rrëmbente” vëmendjen, ndërsa vendosi shumë pak aksesorë. Ajo shtoi vetëm disa unaza diamanti dhe një manikyr që i përshtatej veshjes së saj.

Hailey Bieber po rikthen një trend të madh të veshjeve nga mesi i

Burimi: Marie Claire