Me ardhjen e pranverës vjen koha për të eksploruar tendencat e reja në veshje dhe aksesorë, ndaj një prej tyre pa dyshim janë syzet e diellit. Edhe gjatë ditëve me re, syzet mbeten një aksesor thelbësor për të mbrojtur sytë tanë dhe për t'i shtuar një prekje ekstra veshjeve tona.
Me kaq shumë muaj me diell përpara nesh, është koha për të eksperimentuar me lente dhe korniza të reja që, natyrisht, ofrojnë mbrojtje ndaj rrezeve ultraviolet, por gjithashtu funksionojnë në mënyrë të përsosur si një plotësues i pamjes sonë.
Megjithatë, të gjithë e dimë se sa e vështirë mund të jetë të gjejmë formën ideale që do t'i përshtatet fytyrës sonë, duke nxjerrë në pah edhe tiparet. Megjithatë, këtë sezon, kemi një mori opsionesh për të zgjedhur syzet që do të na përshtatet më shumë dhe do të na bëjnë të dukemi shumë bukur.
Disa nga tendencat e këtij sezoni:
Syzet aviator
Skelet katror
Skelet drejtkëndor
Skelet cateye/sy maceje
Burimi: Marie Claire