Edhe miqësitë më të ngushta mund të kenë tensione, debate apo thashetheme. Sipas ekspertëve, ndonjëherë është mëse normale të ketë të tilla situata, pasi ndodhin me këdo. Megjithatë, ka disa raste ku situatat janë më të tensionuara se zakonisht.
Pse ndodh? Donna Morgan, psikologe dhe këshilltare për marrëdhëniet njerëzore, zbuloi se është mungesa e reciprocitetit të ndjenjave - një miqësi e njëanshme - që mund të shkaktojë "pakënaqësi".
“Një miqësi ku një person vazhdimisht ndjen se po investon më shumë në marrëdhënie, qoftë emocionalisht ose në aspekte të tjera, mund të çojë në ndjenja pakënaqësie dhe nënvlerësimi”.
Paqëndrueshmëria ose mosbesueshmëria —përmes anulimeve të takimeve në minutë të fundit në mënyrë kronike ose premtimeve të pambajtura— mund të çojë gjithashtu në një shkatërrim të miqësisë për shkak të thyerjes së besimit, që është thelbi i një miqësie të qëndrueshme.
Akoma më keq, një mik egoist që shfaq shenja narcisizmi mund t'ju bëjë të ndiheni " të parëndësishme ".
"Kur një person në një miqësi dominon vazhdimisht bisedat, duke u fokusuar kryesisht në përvojat e tyre dhe duke treguar pak interes për të tjerët, kjo mund t'i bëjë miqtë e tyre të ndihen të padëgjuar dhe të parëndësishëm," tha Morgan.
Dëgjimi aktiv i këndvështrimit të mikeshës suaj është thelbësor. Komunikimi është jetik për një miqësi të shëndetshme – por mund të shkaktojë shpejt përkeqësimin e një marrëdhënieje nëse të dyja palët nuk mund t'i shprehin në mënyrë adekuate ndjenjat e tyre.
Për shembull, ju mund të preferoni të flisni drejtpërdrejt dhe t’i thoni gjërat pa e vrarë shumë mendjen se si tingëllojnë, ndërsa mikeshës suaj mund t'i pëlqejë një qasje më e matur.
Pra, askush nuk dëshiron të dëgjojë me zë të lartë fraza të llojit “sa shëmtuar dukesh sot”, apo “nuk të shkon fare kjo ngjyrë flokësh”.
Sjelljet dhe zakonet që mund të fyejnë pakuptuar miqtë tuaj
1.Anulimi i planeve
2.Sjelljet e cekëta
3.Mungesa e vëmendjes/mosdëgjimi
4.Pamundësia për të komunikuar
5.Narcizizmi
6.Mungesa e besimit
"Mosdëgjimi i këshillave të një miku mund të çojë gjithashtu në pakënaqësi," sipas këshilltares Abigail Holman, e cila përshkroi një situatë të ngjashme.
"Kjo situatë mund të krijojë idenë se njëra mikeshë është në një rol të vazhdueshëm shpëtimtareje/prindi, ndërsa tjetra mund të ndihet si një viktimë e pafuqishme, gjë që mund të jetë sfilitëse emocionalisht për të dyja palët, " shpjegoi ajo.
Mikesha që kërkon ndihmë mund ta ketë të vështirë t'i besojë vetes nëse vazhdimisht gjen zgjidhje tek të tjerët, ndërsa tjetra që ofron këshilla mund të ndihet e rraskapitur dhe e frustruar emocionalisht, veçanërisht nëse këshillat nuk dëgjohen.
Burimi: Marie Claire