Marredhenie

Një listë me gjëra që vetëm gocat që janë shoqe *shuumëë* të ngushta i kuptojnë

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2025

Një listë me gjëra që vetëm gocat që janë

Nuk është fare sekret që të pasurit një shoqe të ngushtë është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të rralla që mund të gjesh. Gocat që kanë një ‘bestie’ i përjetojnë çdo ditë këto eksperienca që ne do të listojmë më poshtë:
 
I tregoni gjithçka njëra-tjetrës në kohë rekord (edhe parandjenjën se mund të ndodhë)

Dini çdo sekret të errët të njëra-tjetrës dhe nuk keni frikë të bëni batuta

Keni ca shaka që ju mekin fare veç juve dhe për të tjerët dukeni sikur thjesht nuk jeni në terezi

Tregoni çdo gjë me detaje, po edhe eksperiencat seksuale

Arrini ta dalloni njëra-tjetrën me një shikim

Një listë me gjëra që vetëm gocat që janë

Dikush ju thotë: “Aman, mos ia thuaj njeriu”, por ti e di se kujt do ia përcjellësh direkt informacionin

I shkruani njëra-tjetrës si një ish-i dashur toksik: “Ku jeee?”; “Moj, kujt ia lë seen ti?”

Keni nja 10 vjet që përsërisni të njëjtat biseda dhe s’mërziteni

Vishni rrobat e njëra-tjetrës pa marrë leje fare (njëjtë edhe me produktet kozmetike)

Një listë me gjëra që vetëm gocat që janë

Zakonisht, urreni të dashurit e nëjra-tjetrës sepse askush s’e meriton shoqen tënde të ngushtë!

E kuptoni direkt kur diçka i ka ndodhur personit tjetër

Urreni të njëjtët njerëz!

Keni/keni pasur një Instagram ‘fake’ për t’u bërë folloë njerëzve që s’u bëni dot me adresën tuaj të vërtetë

Një listë me gjëra që vetëm gocat që janë

I bëni njëra-tjetrës foto dhe pastaj merrni gjithë kohën e botës për ta përzgjedhur të duhurën

Keni një album plot me foto “të sikletshme” të njëra-tjetrës dhe s’i fshini për asgjë në botë

Vëmë bast që po të hyjmë në TikTok-un e secilës do gjejmë mbi 1942324 video që i dërgoni njëra-tjetrës

E keni parë njëra-tjetrën në momentet më të këqija: Tapë, pa nerva fare, me bluzë me njolla etj

E ndihmoni njëra-tjetrën direkt kur bëhet fjalë për një çun që keni qejf

Një listë me gjëra që vetëm gocat që janë

E mbroni njëra-tjetrën në çdo situatë, në prezencë dhe mungesë

Udhëtimet janë gjithnjë për 2 goca!

Kur ka lekë njëra, ka edhe tjetra!

Dhuratat tuaja kanë qenë fillimisht super simbolike, ndërsa tani janë thjesht: “Hë mi, ça të duhet?”

Keni një meme për çdo situatë

Keni një nofkë dhe lumë ofendimesh për çdo ish!

Me shumë gjasa, ose s’keni asnjë foto bashkë, ose 1420490244343 foto bashkë!

Artikuj të sugjeruar: